Një sherr mes fqinjëve në Tiranë ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit shtëna pasditen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Autori është identifikuar si Amarildo Kamberi (Kuçi), i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij Xhevahir Kolaveri 47 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. 

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton konflikti mes fqinjëve ka nisur pas vendosjes së disa pengesave, në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve. Grindja ka nisur fillimisht verbalisht dhe më pas ka përfunduar ne përleshje mes dy fqinjeve ku njeri prej tyre Amarildo Kuci ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim te 47 vjeçarit I cili fatmiresisht është jashtë rrezikut per jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
VIDEO/ Plagosi fqinjin pas sherrit për vendosjen e pengesave në rrugë, pamje nga vendi i ngjarjes në Tiranë

Report Tv sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur Xhevahir Kolaveri 47 vjeç nga fqinji i tij Amarildo Kamberi (Kuçi) pas sherrit mes tyre që nisi për vendosjen e pengesave në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve.

Ora 18:14
FOTO/ Plagë në këmbë dhe kokë, ky është 47 vjeçari i plagosur me armë nga fqinji në Tiranë! I shtruar te Trauma

1708190589_xhevahirkolaveri.jpg

Ky është Xhevahir Kolaveri 47 vjeçari që u plagos me armë në këmbë nga fqinji i tij Amarildo Kamberi këtë pasdite në Tiranë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe nga sa vëheret në fotot e Report Tv ai ka plagë dhe në kokë.