Adnand Gaxherri, 48-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër duke terrorizuar banorët. Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen e njohur si Kodra e Priftit në kryeqytet, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 6 gëzhoja që ky shtetas kishte qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët.
Policia arrestoi në flagrancë Adnand Gaxherrin, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike’.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.