TIRANË- Një ndërtues, Eduart Reçi është qëlluar me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në rrugën 'Faik Konica' në Tiranë. 52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës. Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari është qëlluar pranë një pallati që ka ndërtuar në rrugën ‘Faik Konica’. Reçi rezulton pronar i ELGM.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur së ndodhur rreth orës 23:00 të 13 nëntorit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ndodhi ngjarje, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe plagosja ka ndodhur pranë një lokali.

Policia në një reagim të parë për ngjarjen thotë se po punohet për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Ekstrakti i biznesit
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:03
Plagosja e 52-vjeçarit me plumb në kokë në Tiranë, reagon Policia: Në kërkim të autorëve

Policia e Tiranës ka reaguar për plagosjen e 52-vjeçarit Eduart Reçi në Tiranë.

"Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim", njofton policia. 

Ora 00:01
52-vjeçari u plagos me plumb në kokë në Tiranë, Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet nga plagosja në Tiranë. Siç shihet edhe në video, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën e Elbasanit ku një 52-vjeçar u qëllua me plumb në kokë.