Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Dodë Legisi, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë. Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po vijon punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.










Komente
Komento