SHKODËR- Emiljano Paloka, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme (2 prill) në Velipojë.
27-vjeçari sipas policisë ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë.
I riu është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që po kërkohen autorët.
'Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se bashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.'- njofton policia.