Të shtëna me armë zjarri pranë Bashkisë së Elbasanit, nuk ka viktima

Të shtëna me armë zjarri pranë Bashkisë së Elbasanit, nuk ka viktima

Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Të shtëna më armë zjarri janë raportuar në qytetin e Elbasanit, ku fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit.

Një person i është afruar Bashkisë duke bërë verpime të dyshimta për punonjësit e Gardës. Në këto kushte Garda është detyruar të qëllojë me armë në ajër por personi është larguar menjëherë. Edhe nga banorët e zonës konfirmohet se ka pasur të shtëna, ndërkohë policia nuk ka dhënë ende një informacion paraprak. Personi është identifikuar, ndërsa po punohet për kapjen e tij dhe shoqërimin në komisariat.

Vetëm pak minuta më parë, një person ka humbur jetën në qytetin e Laçit, kur disa persona ende të paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj një personi, i cili ndërroi jetë në spitalin e qytetit. Një ngjarje e rëndë e cila vjen në një ditë të rëndësishme, siç është e marta e Shna Ndout, ku mijëra besimtarë i drejtohen Kishës së Laçit.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën