Sonte festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë nga vendi dhe jashtë drejt Kishës së Laçit

12 dhe 13 qershori shënon festen e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për t’ju plotësuar dëshirat.

Me qëllim mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, policia ka marrë një sërë masash. I gjithë rituali fetar përgjatë 24 orëve do të monitorohet nga forca të shumta policia, ndërsa është kufizuar disa  segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën  24:00. Gjithashtu në gatishmëri do të jenë dhe autoambulancat e spitalit të Laçit të cilët do të vendosen pranë ambienteve të kishës.

Në datat 12 dhe 13 qershor ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra pelegrinë që vijnë nga të gjitha trevat shqiptare.

Sipas besimit të krishterë, një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje a falenderimi që i dërgohet  shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli. Lutjet në këtë vend të shenjtë thuhen se dëgjohen nga Shna Ndou, i cili bën mrekulli nga më të paimagjinueshmet.

Rituali i 13­ të martave
Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13-­të të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout. Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Të gjithë besimtarët përshkojnë këto pjesë të shenjta të pelegrinazhit me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou.

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/06/2019 21:02

    Futuni në kisha e xhami dhe faluni gjith diten po të doni, dhe jo në shesh publik siç u be per ramazën. Na hapet barkun. Yyyyyyt!

    Përgjigju
  • Maqo: 12/06/2019 19:48

    Çudi eshte fakti qe te gjitha kurvat qe shkojne te kto kishat gjejn burr emigrant dhe te virgjer.Mos beso po deshe ke feja.

    Përgjigju
  • Matema: 12/06/2019 16:53

    1 milion jane ca si shume. E gjithe shqiperia ka apo nuk ka 2 milion banore qe jetojne aty. Duket se nuk e keni idene se sa jane nje milion banore...

    Përgjigju
    • Nje prift: 12/06/2019 17:34

      Kaq shume "te semure" paska aktualishte Shqiperi??!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare