Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar ditën e sotme pranë Shtëpisë së Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri teksa po i afrohej perimetrit të sigurisë.
 
shtepia e bardhe

shtepia e bardhe

Forcat e sigurisë i janë kundërpërgjigjur zjarrit duke plagosur autorin, ndërsa më pas ai është vënë në pranga menjëherë. 

shtepia e bardhe
(Snajper mbi Shtëpinë e Bardhë në momentin e sulmit me armë)

Mësohet se në momentin e incidentit Presidenti Barack Obama nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. 

Si rrjedhojë e këtij sulmi me armë, Shtëpia e Bardhë ka rritur nivelin e sigurisë, duke u mbyllur përkohësisht.