Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarrimbrëmjen e djeshme në rrugën “George Bush”, në Prishtinë. Sipas asaj që njofton policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka gjetur të riun të plagosur në rrethana ende të paqarta.
“Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.