TIRANË- Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e njohur te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy komshinjve ku Olsi Bllaci ka plagosur Jonian Shehun 35 vjeç i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Burime për Report Tv konfirmojnë se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

1666903993_page.jpg

 

Foto nga vendi i ngjarjes