Në ngjarjen e sotme të Elbasanit, ku drejt BMW-së u qëllua me breshëri arme, dyshohet se është Talo Çela. Po kush është Talo Çela? Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.
Lajmi kryesor:
'Luftë' me armë mes të 'fortëve' në Elbasan! Nuredin Dumani shkoi t'i bënte atentat Talo Çelës, 'ushtarët' e tij e plagosin, e qëllojnë mbi 20 herë brenda BMW-së (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Moti i keq/ Era e fortë dhe shiu i dendur ‘pushtojnë’ Elbasanin
22 Nëntor, 18:09
-
Elbasan/ Aksident në Belsh-Kuçovë, makina del nga rruga, plagosen shoferi 21-vjeçar dhe pasagjerja
22 Nëntor, 17:44
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor, 17:38
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit
21 Nëntor, 17:33
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Aksident në aksin Elbasan- Cërrik, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, policia në vendngjarje
20 Nëntor, 11:34
-
Elbasan/ Mashtroi se do të blinte një automjet për fabrikën që administronte, vodhi 25 mln lekë! Arrestohet 38- vjeçari
20 Nëntor, 11:27