DURRES-Sot ishte një ditë e zezë, pasi 4 persona u vranë. Pas Lezhës, dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri pasditen e sotme rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës. Viktimat janë Viktor dhe Besimir (i njohur si Miri) Haxhia 27 dhe 35-vjeç me origjinë nga Puka, banues në Spitallë të Durrësit prej disa vitesh. Por si ndodhi ngjarja? Report Tv solli pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes së makinës tip 'Golf' të viktimave dhe momentit kur nxirren trupat e dy vëllezërve.

Pamja e makinës të krijon edhe idenë e dinamikës së ngjarjes.'Golf'-i me targa AA716ZZ është bërë shoshë nga plumbat, mbrapa, krahun e djathë dhe përpara, pasi mbi të u zbraz breshëria e kallashnikovit. Pra nisur nga pamjet, autorët, që dyshohet se kanë qenë dy, dyshohet se i kanë ndjekur dy vëllezërit pas momentit që dolën nga servisi në pronësi të tyre në zonën e tregut të makinave dhe më pas i kanë qëlluar fillimisht me breshëri mbrapa, në krahun e djathtë dhe më pas përballë për t'u siguruar që i kanë vrarë. 55 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Breshëria e plumbave ka kapur edhe makinat e tjera rrotull pranë tregut të automjeteve.

Autori zbrazi të dyja karrikatorët e kallashnikovit. Vëllezërit Haxhia janë gjetur pajetë nga banorët e zonës që shkuan në vendin e ngjarjes pasi dëgjuan të shtënat. Autorët janë arratisur me shpejtësi dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre, ndërkohë që 30 persona janë shoqëruar dhe RENEA me FNSH-në vijojnë kontrollet në zonën e Durrësit dhe Fushë Krujës. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Anita Jella ishin në vendin e ngjarjes. Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.  

Por kush janë dy vëllezërit?
Viktor dhe Besmir Haxhia nuk janë të panjohur në Durrës, pasi në qytetin bregdetar kanë disa biznese. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Viktor Haxhia ka një kompani me emrin 'BV AUTO'. Nisur nga emri i kompanisë, Viktori rezulton se e ka pronësi me vëllanë. Dy vëllezërit kishin një servis te tregu i makinave në Shenavlash, shërbim karotrec, tregtonin dhe jepnin me qira automjete, gjithashtu import-eksport të tyre, por edhe shërbim i transferimit të parave, exchange, siguracione, agjenci udhëtimi, etj. Report Tv mëson se dy vëllezërit pas disa ditëve mbyllur për shkak të karantinës sot kishin hapur edhe biznesin Exhcange për herë të parë. Gjithashtu Viktori, që ishte vëllai i vogël ishte jurist. Besmiri ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Dy pistat e hetimit
Për policinë rrethanat janë ende të paqarta, pasi dy vëllezërit nuk janë me precedent penal. Mister mbetet motivi nëse lidhet me ndonjë sherr të çastit apo hakmarrje. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta shprehet se gjithçka dyshohet se lidhet me një borxh, pasi dy vëllezërit kishin për të marrë para lidhur me aktivitetin e makinave që kishin. Konflikti mes tyre dhe palës tjetër ka agravuar duke sjellë ekzekutimin ditën e sotme.

Megjithatë kjo është një nga pistat që po hetohet deri tani nga grupi hetimor. Policia e Shtetit njoftoi se në ndihmë të policisë vendore të Durrësit përveç RENEA-s dhe FNSH-së, është ngritur menjëherë edhe një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vendin e ngjarjes ka shumë kamera sigurie në të dyja anët e rrugës, ku 8 prej tyre ndodhen rresht, që do të lehtësojnë shumë punën e policisë në identifikimin e autorëve që i bënë pritë makinës ku u ekzekutuan dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Vendi ku ndodhi ngjarja ditën e sotme duket se është i 'mallkuar', pasi në datë 2 mars ndodhi një tjetër vrasje e dyfishtë, ku njëri prej viktimave kishte një pikë servisi, ndërsa në 11 prill u përplasën 5 makina, ku njëri nga të plagosurit u konfirmua me COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Dy vëllezërit në Durrës u qëlluan me 55 plumba

1588008714_makinahaxhiaj.jpg
Mbi makinën ku po udhëtonin dy vëllezërit Haxhia u zbrazën 55 plumba nga autorët duke mos u dhënë asnjë mundësi reagimi. Kaq është numri i gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes nga ekspertët e kriminalistikës.

Ora 19:09
Ekskluzive/ Momenti kur nxirren trupat e pajetë të dy vëllezërve në Durrës

Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur trupat e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhiaj nxirren të pajetë nga makina tip 'Golf'. Nisur nga pamjet, kronologjia e ngjarjes të krijon idenë se dinamika ka qenë ndjekje dhe jo pritë. Autorët pas ndjekjes fillimisht kanë zbrazur kallashnikovin në të djathtë të makinës së dy vëllezërve më pas përballë për t'u siguruar se kanë vdekur.
1588007472_VIKTIMADURRES.jpg

Ora 19:07
Vendi i ekzekutimit të vëllezërve, rruga e 'blindur' me kamera sigurie

Në vendin e ngjarjes ka shumë kamera sigurie në të dyja anët e rrugës, ku 8 prej tyre ndodhen rresht, që do të lehtësojnë shumë punën e policisë në identifikimin e autorëve që i bënë pritë makinës ku u ekzekutuan dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ka një rrjet të tërë kamerash sigurie jo vetëm në vendin ku është kryer ekzekutimi por edhe përgjatë rrugës nga të dyja anët.

Ora 19:01
Rruga e 'mallkuar' e aksidenteve dhe ekzekutimeve! Më 9 prill u përplasen 5 makina, njëri nga të plagosurit u konfirmua me COVID-19

Para disa ditësh, më 9 prill, në këtë aks rrugor, që të lidh me tregun e makinave ku ndodhi sot ekzekutimi i dy vëllezërve, ka ndodhur edhe një aksident ku janë përplasur 5 makina.

Të plagosurit u dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe njëri prej tyre u konfirmua me COVID-19, gjë që çoi në karantinë mjekët që u morën me trajtimin e tij, por që rezultuan negativ pas bërjes së tamponit.

Rruga ku ndodhi aksidenti është 400 metra më larg nga vendi ku u ekzekutuan dy vëllezërit nga Puka ditën e sotme.

Ora 18:55
PAMJET/ Shikoni si është bërë nga plumbat makina e dy vëllezërve në Durrës

 

Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes në Durrës ku u ekzekutuan dy vëllezërit Haxhiaj. Pas kqyrjes së vendit të ngjarje, grupi hetimor ka marrë me karotrec makinën tip 'Golf' të dy vëllezërve. Në pamje duket shenjat e plumbave që kanë përshkuar makinën, jo vetëm në xhamin e pasmë, por edhe në djathtë me breshëri duke mos u dhënë asnjë mundësi reagimi Viktor dhe Besmir Haxhias.

Ora 18:49
Xhami i parë shoshë nga plumbat! Ekspertët mbledhin provat në Durrës

Report Tv sjell pamjet e momenteve kur ekspertët e kriminalistikës në Durrës mbledhin provat në vendin e ngjarjes, gëzhojat dhe provat e tjera. Dy vëllezërit u zunë në pritë te zona e Nishtullës. Autorët i kanë qëlluar në pjesën e përparme sikur duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv duke i lënë të vdekur në vend.
1588005987_ESPERT.jpg

Ora 18:36
Në vendin që sot u vranë dy vëllezërit, 2 muaj më parë u ekzekutuan 2 persona, njëri pronar servisi

1588005430_viktima.jpg

Dy personat qe u vrane ne 2 mars

Në të njëjtin vend që u ekzekutuan dy vëllezërit sot, dy muaj më parë u vranë dy persona të tjerë. Në datë 2 mars, në lagjen nr. 14, Nishtulla në qytetin bregdetar u vranë Dorjan Shkoza 35 vjeç, ish i dënuar me 8 vjet burg për drogë dhe Anxhelo Avdia. 35 vjeçari Dorjan Shkoza kishte në pronësi edhe një pikë servisi makinash në zonën ku ndodhi dhe ngjarja.

Ora 18:23
Dy vëllezërit sot rihapën biznesin e Exchange pas karantinës

Report Tv mëson se dy vëllezërit pas disa ditëve mbyllur për shkak të karantinës sot kishin hapur edhe biznesin Exhcange për herë të parë.

Ora 18:21
Dinamika/ Dy vëllezërit u ndoqën dhe u ekzekutuan

Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku ka zbardhur dinamikën e vrasjes së dyfishtë pasditen e sotme në Durrës. Makina tip Golf me targa AA716ZZ me të cilën po lëviznin dy vëllezërit është ndjekur nga autorët, të cilët më pas i kanë ekzekutuar. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta shprehet se gjithcka lidhet me një borxh, pasi dy vëllezërit kishin për të marrë para. Konflikti mes tyre dhe palës tjetër ka agravuar duke sjellë ekzekutimin ditën e sotme.  "Automjeti i viktimave por edhe i autorëve ka kaluar në dy postblloqe por në Durrës por nuk janë ndaluar për kontrolle dhe autorizime nga situata e COVID-it" tha gazetari Arsen Rusta. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur në Durrës. Po ashtu në vendin e ngjarjes ndodhet dhe drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Anita Jella.  Policia po ushtron kontrolle edhe në Krujë, Fushë Krujë dhe Laç për të shkuar në gjurmët e autorëve të dy vrasjeve, pra të Durrësit dhe Lezhës.

Ora 18:13
Dërgohen drejt morgut dy trupat e pajetë të vëllezërve Haxhia

Pas identifikimit të ty trupave të pajetë të vëllezërve nga Puka që jetonin në zonë e Spitallës në Durrës, Besimit dhe Viktor Haxhia janë transportuar me ambulancë drejt morgut të spitalit të Durrësit.

Ora 18:06
U ekzekutuan sot! Njëri nga vëllezërit kishte një fëmijë, tjetri avokat (Bizneset dhe pistat)

Report Tv mëson se Besimir Haxhiaj është i martuar dhe ka një fëmijë. Ndërsa vëllai tjetër Viktori ishte avokat. Viktori ishte pronarë edhe të një kompanie "BVAUTO", shërbim karotrec, në lagjen 15, rruga Aleksandër Goga, në Durres. Dy vëllezërit kishin një servis të tregu i makinave dhe jepnin makina me qira. Gjithashtu të dy vëllezërit kishin edhe një Exchange dhe pikë transferimi parash në Durrës. Sot kishin hapur biznesin për herë të parë pas mbylljes, ndërsa në momentin që po ktheheshin janë ekzekutuar. Pistat e hetimit dyshohet se janë qëlluar per larje hesapesh me bandave në Durrës ose për borxhe financiare.
1588003953_viktori.jpg

Licenca e avokatit per Viktor Haxhian

 


Ora 17:49
Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar në Durrës

Dy viktimat

Report Tv ka identifikuar dy vëllezërit e ekzekutuar me armë zjarri në tregun e makinave në Durrës. Ata janë Viktor Haxhia, 35 vjeç dhe Besmir Haxhia, 37 vjeç.

Vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe jetojnë në zonën Spitallë të Durrësit.

Ora 17:48
Pamje nga vendngjarja e ekzekutimit në dy vëllezërve në Durrës

Report Tv siguron pamjet nga vendin i ngjarjes së ekzekutimit të dy vëllezërve, në Durrës, të cilët u gjetën të pajetë brenda në makinën tip 'Golf' me targa AA716ZZ.