Të shtënat me armë drejt 24 vjeçarit në Tiranë, flet shënjestra: Po ecja me makinë kur më qëlluan! Mjeti u gjet i braktisur (FOTO)

Të shtënat me armë drejt 24 vjeçarit në Tiranë, flet shënjestra: Po ecja me makinë kur më qëlluan! Mjeti u gjet i braktisur (FOTO)

Makina që është qëlluar mbrëmë

Automjeti në drejtim të të cilit u qëllua në mbrëmjen e së martës në rrugën "5 maji" në Tiranë është gjetur rastësisht në vendin e ngjarjes nga patrullat e policisë që qarkullonin në zonë kryesisht në kuadër të orës policore.

Në sallën operative të Policisë së Tiranës nuk ka patur asnjë telefonatë për të shtëna. Mjeti është gjetur i braktisur dhe pas verifikimeve të targës është konstatuar pronari, 24 vjeçari Nardi Abazi.

Ai ka treguar për hetuesit se po lëvizte në zonë kur në drejtim të mjetit të tij është qëlluar me dy plumba, nga pjesa e përparme e xhamit të parë dhe autorët janë larguar. Hetimet po vijojnë në disa drejtime, ndërsa janë disa pista.

Ndonjë konflikt i mundshëm që mund të ketë patur 24-vjeçari në të kaluarën, pavarësisht se nuk rezulton të jetë ndaluar më parë dhe nuk ka precendent penal. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje, por akoma nuk ka të arrestuar.


Lajmi kryesor:

Të shtënat me armë drejt 24-vjeçarit në Tiranë, flet shënjestra: Po ecja me makinë kur më qëlluan! Mjeti u gjet i braktisur me dy plumba në xham! Pistat e hetimit (FOTO)


Ora 12:52
Të shtënat me armë drejt makinës së 24 vjeçarit në Tiranë, mjeti u gjet i braktisur nga pronari!
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

    Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave