Të shtënat me armë në Durrës, zbardhen detaje të reja: Në kërkim dy të rinj

Të shtënat me armë në Durrës, zbardhen detaje të reja: Në kërkim dy të rinj

Një ditë pas të shtënave me armë që terrorizuan qytetin e Durrësit, mësohet se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët.

Siç bën të ditur policia, në kërkim janë E.H., 33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç, banues në lagjen nr 8. Dy të rinjtë pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta, kanë qëlluar më armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime një automjeti aty pranë. Gjatë kontrollin në banesën e 33-vjeçarit, policia ka gjetur disa fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve dhe gjetjen e armës. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan