Të shtënat me armë në Kamëz pas një konflikti çasti, policia në kërkim të autorit

Të shtënat me armë në Kamëz pas një konflikti çasti, policia në kërkim të autorit

Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së dielës në rrugën "Donald Trump" në Kamëz. Hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti banal që autori i ngjarjes, i identifikuar tashmë, mund të ketë pasur me persona të tjerë.

Në vendgjarje u gjetën 6 gëzhoja kallashnikovi, teksa janë dy automjete që janë kapur nga plumbat. Burimet bëjnë me dije se në bazë të verifikimeve paraprake, plumbat nuk i kanë qëlluar në mënyrë direkte mjetet, është qëlluar në ajër dhe kanë përfunduar mbi makina.

Pronarë të tyre janë të një punëtori ndërtimi dhe një kuzhinieri, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë. Personi që tashmë po kërkohet nga policia nuk njihet si personazh problematik në zonë, teksa përveç përpjekjes për ta lokalizuar, por verifikohet e plotë e shkuara e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen