Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit me armë zjarri të ndodhur në një hotel në Uashington, gjatë një darke me gazetarët, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama ka shkruar se një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës.

Më tej kryeministri shkroi se ndihej i lehtësuar që Presidenti i SHBA-së dhe të gjithë të pranishmit në darkën me gazetarë, ishin shëndoshë e mirë.

“Shqetësuese të marr lajmin për sulmin e dhunshëm të një personi të armatosur në një hotel në Uashington, DC, gjatë një eventi presidencial me gazetarë. Një sulm si ky godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. Ndihem i lehtësuar që POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë”, ka shkruar Rama në rrjetin social ‘X’.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar ashpër sulmin, i cili sipas tij kishte objektiv Presidentin Donald Trump dhe bashkëshorten e tij.

Begaj shkruan në 'X' se sulme të tilla minojnë demokracinë, teksa shton se në sistemin demokratik mosmarrëveshjet duhen zgjidhur përmes dialogut dhe jo përmes focës.

“E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një demokraci, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut - jo forcës", ka shkruar mes të tjerash Begaj.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila teksa ka dënuar sulmin, është shprehur se lutjet e saj dhe të popullit shqiptar të Kosovës janë me Presidentin Trump dhe popullin amerikan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Vjosa Osmani dënon sulmin ndaj Trump në darkën e korrespondentëve në SHBA: Lutjet tona janë me ju dhe popullin amerikan

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me solidaritet lidhur me incidentin e ndodhur gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku ishin të pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.

Përmes një postimi në x, sot ajo theksoi mbështetjen për Shtetet e Bashkuara, duke shprehur keqardhje për ngjarjen dhe duke vlerësuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve të sigurisë në mbrojtjen e presidentit.

Osmani nënvizoi besimin në forcën dhe stabilitetin e institucioneve amerikane, si dhe rolin e SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale. Ajo gjithashtu falënderoi Shërbimin Sekret për ndërhyrjen e shpejtë që siguroi mbrojtjen e të pranishmëve.

“Shprehim lutjet dhe mbështetjen tonë për presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe qytetarët amerikanë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë gjatë darkës së korrespondentëve. Ne kemi besim në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe në forcën e institucioneve të saj, dhe mbetemi të përkushtuar si partnerë në avancimin e paqes dhe sigurisë globale. Vlerësojmë guximin dhe reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret, i cili siguroi mbrojtjen e presidentit dhe të gjithë të pranishmëve. SHBA-ja vazhdon të jetë një mbështetëse e fortë e lirisë dhe demokracisë.”shkruan ajo

 

Ora 13:15
Presidenti Begaj: Dënoj fuqishëm sulmin e armatosur kundër Trump dhe zonjës së tij, në demokraci mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut

1777202185_xrtuoop.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin me armë zjarri gjatë darkës së Presidentit Donald Trump me gazetarët në Uashington.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se sulme të tilla minojnë demokracionë dhe dëmtojnë vlerat e saj themelore.

Ai shtoi gjithashtu se në një demokraci mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo përmes forcës.

“E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një demokraci, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut - jo forcës. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme. Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe gëzohem që POTUS dhe të gjithë të pranishmit gëzojnë shëndet dhe siguri”, ka shkruar Begaj.