LEZHË- Një atentat ka tronditur Lezhën ditën e sotme (rreth orës 14:50), ku burrë e grua janë ekzekutuar me breshëri plumbash në Balldren. Viktimë ka mbetur Kreshnik Mujeci me bashkëshorten Gentjanën, 32 vjeçe të cilët kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet që mjeti është bërë shoshë nga breshëria e plumbave. Policia thotë se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë dhe se po punohet për identifikimin e tyre.
"Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin e policisë
Hyrja e Balldrenit, ku ka ndodhur edhe atentati, është një zonë e banuar dhe me biznese, dhe pritet që grupi hetimor të kqyrë pamjet e kamerave të sigurisë për të ndërtuar kronologjinë e plotë të ngjarjes dhe për të shkuar drejt identifikimit të autorëve.
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes, pasi viktima Kreshnik Mujeci është akuzuar për vrasje në vitin 2016, por deri më tani rezulton të mos jetë dënuar.
Kush është Kreshnik Mujeci?
Në vitin 2017, ai dhe vëllai i tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Genc Mhillajt, i njohur edhe si Gent Pjetri. Sipas hetimeve të asaj kohe, vëllezërit Lini dhe Kreshniku, në bashkëpunim me kushëririn Jozef Mujecin i kishin prerë rrugën viktimës dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti për motive të dobëta. Por çështja mori kthesë në gjykatë. Më 27 nëntor 2018 Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës e shpalli të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillajt. Më 6 nëntor 2019 Gjykata e Apelit Shkodër vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim në Apel më 31 tetor 2024.
Lajmi në përditësim....
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Policia ka arritur të nxjerrë nga makina e bërë shosh nga plumbat, viktimat Kreshnik Mujecin dhe bashkëshorten e tij, Gentjana Mujecin. Këta dy të fundit humbën jetën pas atentatit me armë zjarri në Balldren të Lezhës.

Kreshnik Mujeci, i cili mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Lezhë bashkë me gruan e tij, në vitin 2017, sëbashku me vëllanë e tij, u arrestuan për vrasjen e Genc Mhillit në 2016-ën.
Por më 27 nëntor 2018 Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës e shpalli të pafajshëm Lin dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, duke pretenduar për mungesë provash.
Më 6 nëntor 2019 Gjykata e Apelit Shkodër vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim më 31 tetor 2024.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka folur për atentatin e ndodhur në Lezhë, ku mbetën viktima Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij.
Përmes një deklarate për mediat, Nasufi tha se ndaj Audit Q7 me të cilin udhëtonin dy viktimat, është qëlluar me breshëri armësh zjarri.
Po ashtu, Nasufi deklaroi se është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, që po punon për sigurimin e të gjitha provave nga vendi i ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjeve.
“Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, tha mes të tjerash Nasufi.
39-vjeçari Kreshnik Mujeci, i cili u vra sot në një atentat me armë zjarri bashkë me të shoqen teksa udhëtonin me makinë, rezulton të ketë qenë një prej mbështetësve më të spikatur të banorëve të Rrjollit, të cilët prej disa muajsh po protestojnë kundër ndërtimit të resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mujeci duket duke bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të protestojnë krah banorëve të Rrjollit, në mbrojtje të tokave të tyre, për të cilat pretendojnë se po uzurpohen padrejtësisht nga biznesmeni Ulaj.
"I bëj thirrje gjithë Shqipërisë: Amanet o gjaku i shqiptarit, mos t’i lëmë këta këlyshë të luajnë kufinjtë e të parit. Të mbetet histori djal pas djali. Mbani mend çfarë po ju thotë malësori i Kelmendit",- shprehej në një video Mujeci.

Ky është Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, i cili mbeti i vrarë ditën e sotme bashkë me bashkëshorten e tij në atentatin e ndodhur në Balldren të Lezhë.
Sipas burimeve për “Shqiptarja.com”, Mujeci rezulton të ketë qenë person me bindje fetare dhe më herët kishte bërë thirrje për t’iu bashkuar protestave në Rrjoll.

Kreshnik Mujeci, i cili u ekzekutua në Balldre të Lezhës, bashkë me bashkëshorten e tij, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Ai së bashkë me vëllanë e tij, Linin, dhe kushëririn Jozef Mujeci, janë akuzuar për vrasjen e Genc allias Gent Pjetri, në tetor 2016. Pas një konflikti për motive të dobëta, Jozef Mujeci, asokohe vetëm 21 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ballë Gegë Pjetrin duke e lënë të vdekur, baba i 4 fëmijëve.
Pak ditë para vrasjes, 6 tetor 2016, Jozef Mujeci kishte debatuar më 49-vecarin Gegnc Pjetri, dhe pas një tjetër përballje në Torovicë të Lezhës, i riu e ka qëlluar me armë zjarri. Asokohe ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa dy kushërinjtë e tij, të shpallur në kërkim, Kreshnik dhe Lin Mujeci u arrestuan vetëm një vit më pas në 2017.
Por pas një kalvari nëpër dyert e gjykatave, dy kushërinjtë Mujeci, Jozefi dhe Kreshniku, ende nuk rezultojnë të dënuar për vrasjen e babasë së 4 fëmijëve. Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës i ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj më 27 nëntor 2018.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Prokuroria bëri rekurs dhe me një vendim të 31 tetorit 2024, Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë çështjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.

Kreshnik Mujeci është një prej dy viktimave të atentatit me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Balldren të Lezhës. Të dy personat që ndërruan jetë si pasojë e plumbave të marrë, janë burrë e grua. Trupat e viktimave ndodhen ende në makinë.
Report Tv sjell pamjet e makinës Audi e cila është qëlluar me breshëri plumbash në Balldre të Lezhës. Burrë e grua kanë humbur jetën, ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Trupat e dy viktimave janë ende në mjetin luksoz.

Komente












shqiperi te qofsha fale..shqiperia e edi rames...ptu...
PërgjigjuPo vrave, do vritesh, edhe nëse udhëton me Q7!!
PërgjigjuAte qe kerkovi gjeti , gjaku nuk harrohet
Përgjigju