Bruno Çela është një prej 4 të ndaluarve në jahtin në Palasë prej të cilit u dëgjuan të shtëna. 31-vjeçari bashkë me 3 të tjerë tentuan t’i shpëtonin policisë që i ndoqi për dy orë në det, por më pas përfunduan në duart e efektivëve.

Çela është djali i Geront Çelës, pronarit të ‘Brunes’, biznes për pllakat e pajisjet hidrosanitare.

Gjithashtu ai rezulton aksioner në një kompani mjetesh lundrimi, ‘MennYacht Albania’, ‘AKBC Invest’ dhe BB Orikum Invest, biznese për ndërtim e menaxhim strukturash turistike si dhe te ‘Vlora Marina.’

Në maj 2023, Bruno Çela kurorëzoi dashurinë me vajzën e Tom Doshit, Briana, në një ceremoni madhështore në Tiranë.

Gjithashtu Bruno Çela është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit, ku ishte listuar i pari.

Nga të ndaluarit e tjerë emër i njohur është edhe ai i Pashk Gjinit, person me precedent penal në fushën e narkotikëve që sot rezulton biznesmen, si dhe Afrim Kastrati e Leonard Hasa.

Ekstrakti i QKB për Brunes

Ekstrakti i QKB për MennYacht Albania


Lajmi kryesor:

Djali i pronarit të ‘Brunesit’ dhe 3 të tjerë qëllojnë me armë nga jahti në Palasë! Kapen pas 2 orësh ndjekje në det! Tentuan të arratisen drejt Greqisë, s’gjendet arma (EMRAT+VIDEO)