SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga për shkak se janë kapur teksa kujdeseshin për parcelën me drogë, të fshehur mes maleve.
Mësohet se në prangat e policisë, kanë rënë E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër, teksa në video shihet edhe momenti kur janë arrestuar. Parcela me kanabis ishte në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.