VIDEO/ Të shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, momenti kur arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër, u kapën duke u kujdesur për parcelat me kanabis mes pyllit

SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga për shkak se janë kapur teksa kujdeseshin për parcelën me drogë, të fshehur mes maleve.

Mësohet se në prangat e policisë, kanë rënë E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër, teksa në video shihet edhe momenti kur janë arrestuar. Parcela me kanabis ishte në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

Begaj pritet në takim nga Konjufca, në fokus të bisedimeve marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri e lufta në Ukrainë

Begaj pritet në takim nga Konjufca, në fokus të bisedimeve marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri e lufta në Ukrainë