Lara Colturi është shpresa e madhe e botës shqiptare të skive, me italo-shqiptaren që konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha në këtë sport. 18-vjeçarja po 'i jep dorën' e fundit përgatitjeve për në Kupën e Botës, e cila nis të shtunën në Soelden të Austrisë.
Colturi do garojë në slalomin gjigant dhe lëshimin e parë e ka në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa të dytin në orën 13:00 të po asaj dite. Ky event vjen para Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Lara vjen e përgatitur, pas një vere të gjatë me stërvitje, marrjen e patentës në Shqipëri dhe padyshim të dashurit.
Francezi Mathias Michaud i ka 'marrë zemrën' Colturit, e cila e ka shoqëruar pilotin e garave me motora në disa aktivitete, madje duke qenë pranë tij duke i dhënë motivim para garave.
'Ndonjëherë bëj një pushim nga skitë… por kurrë nga shpejtësia. Ka diçka të veçantë në lidhje me sportet motorike - zhurma, përqëndrimi, qetësia pak para fillimit. Botë e ndryshme, e njëjta rrahje zemre. Disa pasione të zgjedhin ty. Të tjera… ti zgjedh", shkruan Lara.
Tanimë fokusi i Larës do jetë në pistë, aty ku sezonin e shkuar ia doli të ngjitej tre herë në podium.
Komente









