Të shtunën Kuvendi Kombëtar i PD-së, demokratët mblidhen te Pallati i Sportit 'Asllan Rusi'

Të shtunën Kuvendi Kombëtar i PD-së, demokratët mblidhen te Pallati i Sportit 'Asllan Rusi'

Të shtunën Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Mësohet se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në orën 10:00 në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.

‘Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve. Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë.’- njofton PD.

Me kthimin në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk humbi kohë, por menjëherë pas zyrtarizmit me votat e 16 mijë demokratëve, nisi mbledhjet e ekipeve drejtuese të PD, fillimisht të besuarit e tij, kryetarët e PD në degë e më tej kryesinë e Partisë.

Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim Basha e mbledh më 2 shtator, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme për të marrë, qoftë për organizimin e brendshëm të një partie që lufta e brendshme e mundoi gjatë, qoftë edhe për aksionin në parlament, ku sinjalet kryedemokrati i ka dhënë se do të jetë më prezent.

Kuvendi i 2 shtatorit, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët. PD po punon mbi rifreskimin e listave të delegatëve për të hequr ata që prej gati dy vitesh i janë bashkuar Rithemelimit. Gjithsesi në Kuvend do të jenë të ftuar ‘kundërshtarët’ më të rinj të Lulzim Bashës, grupimi “Bardhi” që nuk e njeh rikthimin e Bashës në krye të PD dhe zgjedhjen e tij e ka çuar në gjykatë.

Kuvendi do të ketë ndryshime statutore. PD ende nuk ka zbuluar se çfarë do të përfshijnë këto ndryshime, por pritet që në statut të reflektohen ‘ngërçet’ për kompetencat e drejtuesve poshtë kryetarit në hierarki, që palët, edhe brenda PD zyrtare i ka përplasur jo pak herë përgjatë kohës kur nuk kishin në krye një drejtues. 

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja