SHKUP- Javën që vjen është parlajmëruar një protestë tjetër në Shkup kundër devijimit të Lumit Radika. Protesa, sipas mediave maqedonase, është organizuar nga shoqatat dibrane të diasporës.

Shoqata për të shtunën e ardhshme kanë paralajmëruar mbajtjen e protestës kundër ndërtimit të hidrocentarilit në Fushën së Lukovës dhe devijimit të lumit të Radikës.

Një protestë e njejtë u mbajt këtë fundjavë në Venecia të Italisë, ku u kërkua ndalimi i realizimit të këtij projekti.

Dibranët kanë kërkuar masivizimin maksimal për pjesëmarrje në protestën në Shkup, ku do t`i jepet një sinjal i qartë qeverisë për të ndërprerë këtë projekt të dëmshëm për rajonin e Dibrës, Mavrovës dhe zonës kufitare me Shqipërinë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)