Java e parë e shtatorit është përfshirë nga temperatura të larta. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, tha se edhe pse gjatë fundjavës priten reshje shiu, temperaturat sërish do të jenë me vlera mbi mesataren.
“Temperaturat maksimale do të jenë në vlerat 34 gradë celcius. Të shtunën do të kemi reshje shiu por lokale, temperaturat do të jenë të larta”, tha Gjoni.
Ajo shtoi se në zonat malore temperatuarat maksimale do të shënojnë vlerën 30 gradë celcius ndërsa ato minimalet do të jenë 18-19 gradë celcius.
Ndërkohë sa i përket javës së fundit të shtatorit, Gjoni nënvizioi se vetëm në këtë periudhë do të ‘ndjehet vjeshta’, ndërsa reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin.
Megjithatë pavarësisht kësaj Gjoni tha rreziku i zjarrit mbetet ende të gjitha qarqet, përveç Kukësit dhe Korçës.
“Niveli i rrezikut të zjarrit paraqitet në nivel më të moderuar në krahasim me qarqet e tjera. Kushtet e motit (era) favorizojnë përhapjen e flakëve kryesisht në zonat pyjore”, tha Gjoni ndërsa shtoi se edhe vendet e rajonit ndodhen në të njëjtat kushte.











Komente
Komento