TIRANE- Të dalësh me kostume banje për të përfituar veshje falas. Formula e guximshme e implementuar edhe në qytete me famë botërore si New York, Barcelonë, Madrid, Amsterdam është aplikuar së fundmi nga qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, TEG.

‘E shtuna Ekstreme”, ka mbledhur,në qendrën tregtare me qindra të rinj të cilët kanë mbërritur me rroba banje në qendër, 50 të parët nga të cilët kanë përfituar veshje falas në dyqanet Mango, Calliope, Springfield, Terranova. Vajza dhe djem janë argëtuar pa masë duke zgjedhur dhe bërë të tyre falas veshjet dhe aksesorët e dëshiruar.

Qendra TEG, qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, shënoi të shtunën e 16 qershorit hapjen e fushatës së uljeve deri në 50 % të mes sezonit. Eventi i pazakontë u zhvillua për herë të parë në Shqipëri dhe ekskluzivisht në TEG. 50 të parët kanë përfituar veshje falas në dyqanet Mango, Calliope, Springfield, Terranova.

Drejtues të departamentit të marketing-ut në TEG, theksuan se eventi zhvillohet në kuadrin e një kalendari komercial mjaft interesant, dinamik dhe të vecantë, që do të sjellë TEG për vizitorët dhe blerësit përgjatë gjithë vitit. Aktivitetet synojnë jo vetëm tërheqjen e konsumatorit nëpërmjet ofertave dhe promocionave sezonale apo edhe ditore, por njëkohësisht edhe përqasjen dhe zbavitjen me mënyra kreative dhe origjinale argëtimi, duke ruajtur profilin e qendrës jo vetëm si një destinacion blerjesh por edhe zbavitjeje dhe kalimit të kohës së lirë.
(sg/shqiptarja.com)