Të tjerë emigrantë futen në Shqipëri, kapen 6 pakistanezë në Kakavijë, ecnin 10-15 m larg njëri-tjetrit

Të tjerë emigrantë futen në Shqipëri, kapen 6 pakistanezë në Kakavijë, ecnin 10-15 m larg njëri-tjetrit

Policia në Kakavijë

Grupi i Antikontrabandës Doganore në Kavajë ka kapur sot tre emigrantë pakistanezë, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë. Shtetasit pakistanezë janë pikasur mes fshatrave Kakavijë dhe Vrisera, teksa ecnin në një largësi 10-15 metra nga njëri-tjetri, duke kontrolluar aksin për të hyrë në rrugën nacionale.

Grupi i Antikontrabandës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar tre emigrantët, duke i dorëzuar ata për veprime të mëtejshme në Policinë Kufitare të Kakavijës.

Shtetasit me kombësi pakistaneze u kapën gjatë kontrollit në terren që Doganat Shqiptare po ushtrojnë lidhur me ligjshmërinë e lëvizjes së mallrave në kufirin e gjelbër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive