Të udhëtosh në Evropë në kohën Covidi:  Semafori i Bashkimit Europian (VIDEO)

Në një kohë që Evropa po përballet me një valë të dytë  të përhapjes së Covid-19, Evropa miraton sistemin "semafori i BE" për të parandaluar që Shengeni të dështojë edhe një herë, siç ndodhi në pranverë.  Me sistemin e ri qeveritë synojnë që të shmanget mbyllja e kufijve e cila do të kishte pasoja të tmerrshme për ekonomitë e eurozonës, por edhe të vendoset tampon i detyrueshëm për të gjithë personat që hyjnë nga zonat e kuqe.  

Vendimi për "semaforin", i propozuar nga Komisioni Evropian në shtator, u zyrtarizua sot në Luksemburg. Sipas marrëveshjes, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të publikojë një hartë javore të situatës rajonale në vendet e BE, me një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut: E gjelbër, portokalli dhe e kuqe.

Informacioni do të bëhet i disponueshëm online, ku përdoruesit mund të kërkojnë vende të veçanta për të parë nëse kufijtë janë të hapur dhe cilat kufizime ekzistojnë, si dhe lidhje me informacionin epidemiologjik të vendit.

Ngjyra e semaforit të një rajoni të caktuar do të varet nga numri i rasteve të reja për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit dhe shkalla e testeve pozitive.

Një ngjyrë e katërt gri sigurohet për zonat ku ka të dhëna të pamjaftueshme ose ku numri i testeve të kryera për 100,000 banorë konsiderohet shumë i ulët.

Sipas rekomandimit, udhëtarëve që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund t'u kërkohet t'i nënshtrohen karantinës  pas mbërritjes. Ata që vijnë nga zona të gjelbërta të përcaktuara me kritere të përbashkëta nuk do të vuajnë asnjë lloj kufizimi në lëvizje dhe udhëtim.

Falë standardeve të përbashkëta do të jetë më e lehtë për qeveritë të vendosin për çdo kufizim të udhëtimit nga kombet e tjera të Bashkimit dhe mbi të gjitha harta e infeksioneve dhe kufizimet do të jetë më e kuptueshme për qytetarët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë