Të vetëpunësuarit në bujqësi, deri tani 10.000 kontribues

/ATSH/- Të vetëpunësuarit në bujqësi po rrisin interesin për të paguar kontributet në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore në masën 38 400 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 29 400 lekë.
Burime nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bënë të ditur se, ndërgjegjësimi i fermerëve për të përfitur pensione pleqërie mbi bazën e kontributeve të paguara ka ardhur duke u rrituar.
Deri tani sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, numërohen rreth 10.000 kontribues të vetëpunësuar në bujqësi që perfshihen ne skemën e pensionit.
Spesialiste te ISSH bene te ditur se, me ndryshimin e reja te mënyrës së përllogaritjes së konributeve është e rëndësishme që të deklarohet e gjithë paga, pasi pensioni do të përllogaritet në bazë të masës së kontributeve të derdhura. Kjo është një nga masat që është marrë për të shmangur informalitetin në punë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social