Të zhdukur prej 7 ditësh, Report TV siguron detaje për dy personat me precedentë penalë në Sarandë: Pinë kafe së bashku, qerasën fëmijët dhe u larguan

Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori të dy të moshës 46-vjeçare prej 7 ditësh rezultojnë të zhdukur. Policia e Sarandës po kryen hetime, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë ne rruge dhe marrjen në pyetje të disa personave, kryesisht lidhje shoqërore të dy të zhdukurve.  Report TV udhëtoi sot në fshatin Çukë, aty ku janë parë për herë të fundit dy miqtë me të shkuar kriminale, te denuar per droge, arme e tentative vrasje.

Banorët jashtë kameras rrëfejnë se ditën e enjte 6 Prill, rreth mesditës Fatmir Sulovari kishte ardhur për të takuar Leonard Thodhorin që banonte në këtë fshat. Të dy kanë pirë kafe në lokalin që shihni në pamje, kanë qendruar 40 minuta, kanë qerasur me pije freskuese disa fëmijë që ndodheshin rastësisht aty dhe janë larguar nga fshati.  Prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tyre! Familjarët e Leonard Thodhorit që banojnë në këtë apartament nuk pranuan të prononcohen, por thanë jashtë këmares se kanë kryer denoncim dhe presin rezultatet nga policia.

Thodori ishte i papunë, ndërsa miku i tij, Fatmir Sulovari që banon në qytetin e Sarandës është pronar i një restoranti të njohur në bregdetin e Ksamilit, “Eldorado”. Të dy kanë një të shkuar të theksuar kriminale, Leonard Theodhori i njohur si “Koçole”, ka qenë i dënuar disa here për moskallëzim krimi, vjedhje dhe mashtrim. Ndërsa në vitin e largët 1997 ishte i dyshuar për Masakrën e Qafe-Gjashtes ku u vra oficeri i policise Gjergj Mehmeti. Nga ana tjetër Fatmir Sulovari që njihet dhe me emrin Fatmir Krasniqi ka qenë i dënuar për armë dhe plagosje, ndërsa ne 2022 ishte arrestuar me disa doza kanabis në makinë. Burimet e policisë thanë se zhdukja e tyre ka prapavije kriminale, çka ka pak shpresa për gjetjen e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Prej 7 ditësh i zhdukur, publikohet fotoja e Leonard Thodhorit, i përfshirë në masakrën e ‘Qafë-Gjashtës’ në vitin 1997

1681403689_5.jpg

Kjo është fotoja e 46 vjeçarit, Leonard Thodhorit i cili prej 7 ditësh rezulton i zhdukur së bashku me shokun e tij, Fatmir Sulovari, të dy persona me precedentë të rëndë penalë. Thodhori rezulton të jetë i përfshirë në ngjarjen e njohur si "Masakra e Qafë-Gjashtës' në vitin 1997 ku mbeti i vrarë oficeri i policisë, Gjergj Mehmeti. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/04/2023 02:51

    Nga modeli i flokeve dhe nga pamja e pergjitheshme,kjo eshte foto shume e vjeter.Duhet nje foto e koheve te fundit.

    Përgjigju
  • Ufo: 13/04/2023 18:34

    Po mbledhin vota

    Përgjigju
  • Jugu 1: 13/04/2023 18:12

    A kan pas pesh si njerez ne Sarande keta?

    Përgjigju
    • Fieri: 13/04/2023 23:03

      Mir krasniqi ka qen gango

    • O jugu: 13/04/2023 20:43

      Ca te fort mo se le nam, pabuksa kan qen po kush e di ku kan ber ndonje gol

    • O jug: 13/04/2023 19:17

      Po. 2 nga me te fortit jan

  • Neve: 13/04/2023 17:51

    2 me pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen