Të zhdukura që më 1 janar/ Gjenden në një hotel në Përmet 2 të miturat nga Tirana! Vajzat: Ikëm me dëshirë, prindërit silleshin keq me ne

Dy të miturat e zhdukura që prej 1 janarit, pasi ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Tiranë pa lënë asnjë gjurmë, janë gjetur ditën e sotme në një hotel në Përmet.

Të miturat M. H dhe K. A, të moshës 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën, janë parë në shoqërinë e një burri rreth moshës 40-45 vjeç. Ato kanë qenë në Saranë dhe nga aty drejt Përmetit kanë ikur me furgon e më pas kanë shkuar në hotel.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se dy vajzat, kanë deklaruar se janë larguar nga banesat pasi prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta. Vajzat kanë thënë se janë larguar me dëshirë. Sipas tyre, nuk ka patur persona të tjerë që t'i kenë detyruar për të ikur.

Nëna e njëres prej vajzave, Aida ka marrë në telefon ditën e djeshme në emisionin “Pa Gjurmë” që po transmetohej live në Report Tv ka bërë apel që ta ndihmojnë të gjejnë vajzën dhe të njoftojnë policinë.

Ajo fillimisht hodhi dyshime se vajza e saj mund të jetë gënjyer dhe rrëmbyer me qëllim trafikimin. Me lot në sy, kërkoi që kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e tyre të lajmërojë, ndërsa kërkoi që të përdorej dhe fotoja e saj për të rënë në gjurmë të vajzave sa më parë.

Të miturat kanë lajmëruar prindërit se do të shkonin në banesën respektive të njëra-tjetrës për të uruar Vitin e Ri, dhe kjo ka qenë dhe biseda e fundit me to. Më pas vajzat kanë fikur telefonat, ndërsa prindërit kanë vënë re mungesën e disa parave, kartës së identitetit dhe disa veshjeve, duke lënë të dyshohet se ata janë larguar me dëshirë nga banesat e tyre. Pasi kanë humbur çdo kontakt me to prindërit bënë denoncimin në polici në komisariatin numër 1.

“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021. Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, thotë  policia.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
3 ditë të zhdukura dhe u gjetën sot në Përmet, vajzat e mitura ishin vetëm, policia porositi hotelet që të njoftonin urgjent

1609864879_permet.jpg

Të tjera detaje mësohen nga historia e dy vajzave të mitura që u zhdukën në ditën e parë të këtij viti dhe u gjetën sot në Përmet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se të miturat kanë qëndruar dy ditë në Sarandë dhe sot në mëngjes ato kanë mbërritur në Përmet.

Ato kanë shkuar në hotelin kryesor në qytetin e Përmetit, kanë dhënë dokumentacionin e tyre duke marrë një dhomë për të qëndruar ditën e sotme.

Policia e dinte që do vinin në hotel dhe të gjitha hotelet kishin marrë informacion që nëse do paraqiteshin minorenet të njoftonin policinë.

Mësohet gjithashtu se 46 vjeçari i përmendur në fillim se i shoqëronte ishte shoferi i furgonit dhe vajzat nuk kanë qenë të shoqëruara me një tjetër person.

Ora 14:58
Zbulohet itinerari/ Prej ditësh të larguara nga shtëpia, nuk ka abuzim seksual te vajzat e mitura (VIDEO)

Të tjera detaje janë zbuluar nga historia e ikjes nga shtëpia prej ditësh e dy vajzave të mitura në Tiranë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se nga deklarimet dhe ekzaminimet e deritanishme mësohet se nuk ka asnjë abuzim seksual me vajzat. Ata kanë ikur me autobus fillimisht në Sarandë. Kanë qëndruar atje deri sot. Sot nga Saranda me fugon kane udhëtuar për në Përmet. E njohin zonën pasi kanë udhëtuar e hera të tjera me prindërit. Gjyshërit i kanë nga Gjirokastra.

Vajzat do u dorëzohen prindërve pas afro 1 ore ose maksimumi 2 në Policinë e Tiranës. Po sillen nga Përmeti pasi kanë përfund veprimet.

Ndërkohë që ato i qëndrojnë versionit të largimit me dëshirë. Edhe nga telefonat që u janë kontrolluar sipas policisë deri tani s'kanë kontakte me djem apo person që do mund ti trafikonte.

Ora 13:22
4 ditë të zhdukura/ Zbardhet dëshmia e vajzave që u gjetën në Përmet: Ikëm me dëshirë, prindërit silleshin keq me ne

Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se dy vajzat e mitura kanë deklaruar se janë larguar nga banesat pasi prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta. Vajzat kanë thënë se janë larguar me dëshirë. Sipas tyre, nuk ka patur persona të tjerë që t'i kenë detyruar për të ikur. Ato janë shprehur se konfliktet në familje, një nga vajzat i ka prindërit e divorcuar, i kanë detyruar që të ikin nga shtëpia.

Ora 13:18
U zhdukën më 1 janar/ Të miturat u gjetën në një hotel në Përmet, nën shoqërinë e një 45 vjeçari

Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë.

Vajzat janë gjetur në një hotel në Përmet dhe janë shoqëruar nga një 45 vjeçar. Nga Tirana drejt Përmetit kanë ikur me një linjë furgoni dhe më pas kanë shkuar në hotel.

Në momentin që janë shoqëruar në komisariat të dyja vajzat s’kanë bërë rezistencë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sami: 05/01/2021 20:53

    Nuk jane te mitura, jane adoloshente dhe kane marre rrugene bukur te kurveris

    Përgjigju
  • Ema: 05/01/2021 19:16

    Rrugen e prostituzionit nuk ta jep mami dhe babi po xhaxhi qe i ka shoqeruar e kur ju len rrugeve si qen kerkoni familjen tru laraska.

    Përgjigju
  • Fshati: 05/01/2021 18:21

    Prinderit jane sjelle keq ! Ju tu rrejte dhe tu vjedh prinderit jeni sjelle mire ! Sjellja e kaq e papjekur tregon se prinderit kane patur te drejte.

    Përgjigju
  • Lexues: 05/01/2021 15:19

    Nese vertet i ka shoqeruar nje 45 vjecar duhet hetuar me tej kjo pune derisa te gjehet personi. Ne te kundert mediat nuk ka pse te merren me me kete rast.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja