Humbja përballë Meksikës ka tronditur gjermanët, që ishin përgatitur për festë në ndeshjen e parë. Pas ndeshjes trajneri Lëv është shprehur se topi nuk donte të hynte në rrjetë.
Të gjithë jemi të zhgënjyer dhe kokë ulur. Duhet të shikojmë para, e ta lëmë këtë prapa. Në pjesën e parë luajtëm shumë keq. Nuk ishim në gjendje të aplikojmë lojën tonë sulmuese apo edhe nuk e qarkulluam mirë topin. Në pjesën e dytë bëmë më shumë presion, por Meksika gjithashtu u zmbraps.
Kishim disa gjuajtje në drejtim të portës, por në një apo tjetër mënyrë, dukej sikur topi s’donte të hyjë në portë. Tashmë duhet që të fitojmë ndeshjen e radhës. Presioni është i gjithi mbi ne kundër Suedisë
Trajneri i Gjermanisë Lëv
Ndërsa mediat gjermane e kanë ‘kryqëzuar’ kombëtaren duke e cilësuar si trup humbjen përballë Meksikës.
Gjermania e filloi ndeshjen me Dhjet Lojtar,dhe e mbylli me Nent ?! Te kesh ne kombetare Tomas Myler,(qe edhe Vllaznia Nuk e blen) sepse ai nuk ka elementin baz te nje sulmuesi nuk din te tribloj,dhe ne dhjet pasime shtat do tja japi kundershtarit,dhe ne pjesen e dyt te fusesh ne loj Mario Gomez (qe e zen gjumi ne Kam)!!! ....Ku esht katandis kjo Kombetare.
PërgjigjuPo me Myler edhe OZIL ERDOGAN nuk shifet kjo Gjermani sivjet. Talentet i la jashte ky trajner qe i ka hipur vetja ne qejf qe per mua ky ska me ide. Nje Gjermani qe pjesen e pare ishte per Turp