TIRANE-Një pjesë e artistëve kanë protestuar sërish te Teatri Kombëtar duke kërkuar anulimin e projektit që parashikon shembjen dhe ndërtimin mbi rrënojat e tij të një godine të re. Aktori Arben Derhemi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të futen në grevë, ndërsa ka ftuar njerëzit që të mbrojnë fizikisht teatrin.

Gjatë këtyre ditëve takojmë njerëz në rrugë, nëpër kafe dhe baste. Të gjithë janë interesuar si shkon lëvizja, të gjitha na drejtohen ‘me zemër jemi me ju’. Problemi më i madh është që të jeni këtu fizikisht, se ky teatër mbrohet vetëm fizikisht, duke dhënë shpirtin dhe frymën tuaj, pasi vetëm kështu mbrohet. Shumë shpjet do të vijmë këtu dhe do të futemi në grevë urie, mos guxoni ta prekni këtë vend. Mos guxoni të prekni këtë vend të fusni shkrepsen. Mos guxoni ti afroheni Teatrit Kombëtar. Harroheni flakën, kjo nuk merr flakë

Arben Derhemi

Një pjesë e artistëve kundërshtojnë shembjen e teatrit, ndërsa pjesa tjetër janë pro ndërtimit të një godine të re.