Teatri/ Artan Imami: Asnjë s’mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend, askush se ka fuqinë të ndalojë një brez të ri që po pret

'Hapa televizorin dhe pashë se kur ballina e teatrit po rrëzohej. Seç ndodhi më vonë të gjithë jemi dëshmitarë. Nëse dikush do më pyeste se ç'ndjeva në ato momente, nëse e qava me lot, nëse...do ju them jo, sepse keqardhjen për atë Teatër, keqardhjen si emocion, e kam ndarë bashkë me kolegët e mi, për dhjetëra vite dhe kur flasë për kolegë e them duke u mburrur sepse ata kanë qenë mësuesit e mi', u shpreh aktori Artan Imami për Report TV dhe përjetimin e tij për shembjen e teatrit.

Aktori Artan Imami, i cili shprehet i sigurt se projekti i ri duhet të zbatohet në të njëjtin vend.

 30 vite më parë, Artan Imami do të ngjitej për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar, që sikurse thotë ai, mes emocioneve dhe pasionit për të luajtur përkrah emrave të mëdhenj të artit me të cilët ishte rritur, ndjente jo pak dhimbje për kushtet mizerabël që ofronte godina tashmë e shembur e Teatrit Kombëtar. Dhimbje, që siç thotë Artan Imami, e vërente edhe tek korifenjtë e artit dramatik si Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa.

Në një intervistë për Report TV, aktori Artan Imami tregon përjetimet që ndjeu në momentin kur pa se po shembej godina e teatrit, por ka edhe një apel për shoqërinë: “Asnjë njeri, nuk mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend. Nuk mundet dot, askërkushi nuk e ka fuqinë të ndalojë një brez të ri i cili po pret”.

Rrëfimi i plotë:

Në 17 Maj 2020 rreth orës 09:30, u zgjova nga gjumi dhe gjëja e parë siç është zakoni, pashë se kush më kishte marrë në telefon dhe pashë që kishte marrë Drejtori i Teatrit Kombëtar. Në orën 05:05 të mëngjesit. I shqetësuar hapa telefonin dhe e pyeta: çfarë ka ndodhur?

"Pse nuk e ke marrë vesh", - më tha mua.

"Jo", - i thashë unë.

"Hape pak televizorin", - më tha- teatri...

Hapa televizorin dhe pashë se kur ballina e teatrit po rrëzohej. Seç ndodhi më vonë të gjithë jemi dëshmitarë. Nëse dikush do më pyeste se ç'ndjeva në ato momente, nëse e qava me lot, nëse...do ju them jo, sepse keqardhjen për atë Teatër, keqardhjen si emocion, e kam ndarë bashkë me kolegët e mi, për dhjetëra vite dhe kur flasë për kolegë e them duke u mburrur sepse ata kanë qenë mësuesit e mi. Duke u nisur që nga i shtrenjti, më i shtrenjti për mua, Sulejman Pitarka apo Kadri Roshi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa. Ata që kanë qenë moshatarë me mua. Unë në Teatër tashmë kam jetuar për pothuajse mbi 30 vite. Që nga ajo kohë, më parë se ajo kohë, kemi qenë dëshmitarë se si Teatrit i binte çatia, i rrëzoheshin muret. E megjithatë, megjithëse ne bërtisnim të bëhej diçka për atë Teatër, përveçse arnave, nuk na u dha asnjëherë mundësi t'i vishnim një kostum të ri, apo ta shëndoshnim në një mënyrë. I adaptuar për të qenë Teatër, i mbajtur prej artistëve, prej krijuesve, prej atyre që duke jetuar e punuar aty brenda, ai mbahej në këmbë.

Përpara rreth 2 vjet e gjysmë, ne u larguam nga ai teatër për në një teatër tjetër më modest, më spartan, në pritje, që premtimi i bërë për ngritjen e një Teatri të ri të bëhej realitet. Që nga ajo kohë kanë kaluar 2 vjet, ka ndodhur një protestë. Ka pasur shumë njerëz të cilët kanë dyshuar në ndershmërinë e premtimit të pushtetit të sotëm. E kanë futur këtë projekt të mirëpritur dhe të kaq shumë pritur në lloj-lloj teorish konspirative mund të themi. Kanë dyshuar sikurse edhe unë dyshoj. Nuk i jap besim të plotë pushtetit ditët e sotme ku opozitën na duhet ta bëjmë ne. Por edhe sikur opozita të themi, ajo tradicionale të bënte detyrën e vet, ne do të kërkonim gjithmonë e më shumë që premtimi jo vetëm të bëhej realitet, por të ishte maksimal në të tëra pikëpamjet. Jo vetëm estetikisht, por sidomos çfarë do të kishte Teatri brenda, brenda asaj ndërtese.

Edhe mbas takimeve të shumëpërsëritura me kryetarin e bashkisë, me njerëzit që janë kompetentë dhe flas për institucionet tona, inxhinierë, konstruktorë, arkitektë, më në fund u bindën që asaj godine, e cila po të kishte gojë do të thoshte -'më keni lodhur shumë, kam mbajtur në kurriz shumë më tepër vite sesa jeta ime natyrore më lejonte, dhe dua të largohem me dinjitet'– të gjithë këtyre njerëzve, duhej t’u ishte mbushur mendja që asaj godine i duheshin bërë nderet e fundit, ashtu siç e meritonte. Siç e meritonte me atë dinjitet, që ajo përfaqësonte, pavarësisht se ishte dobësuar, sidomos kohët e fundit. Megjithatë unë i falënderoj ata të cilët ngelën dyshues deri në fund, sepse ata bënë që projekti të përmirësohej dhe kjo gjë do të vazhdojë deri në ditën e inaugurimit, të prerjes së shiritit të atij teatri të ri që do të ngrihet në atë vend, që është vendi i Teatrit Kombëtar. Nuk ka vend tjetër për Teatër Kombëtar. Për teatro të tjerë po, mund të ketë vende, por për Teatrin Kombëtar është vetëm ai vend. Premtimi është që do të ndodhë shumë shpejt. Asnjë njeri, asnjë vullnet, i mirë dhe sidomos i keq, nuk mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend. Nuk mundet dot, askërkushi nuk e ka fuqinë të ndalojë një brez të ri i cili po e pret. Ne të tjerëve që na ka vajtur jeta pa luajtur ditë pas dite, pa u takuar me publikun ditë pas dite, në një ambient ku nderohen ata, nderohen dramaturgët e mëdhenj, nderohet arti.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 25/05/2020 09:04

    Ore ky eshte i bome apo eshte vete... kam idene qe eshte nga klubi i naltmadhesise dmth i te bomve

    Përgjigju
  • Bora: 25/05/2020 02:37

    Respekte per ju zoti Imami Si person dhe aktor. Ju falimnderit per qytetarine qe Po tregoni.

    Përgjigju
  • Doni: 24/05/2020 22:05

    Si qytetar, jo shpellar qe nuk di te lexoje e jome te kuptoje artin, kur kalova dhe pashe sheshin tashme aty ku dikur ishte Teatri, me erdhi keq qe, dhe nje ide, per ta mbushur ate shesh perseri me godina e ndertesa. Do te doja qe ai shesh ti bashkohej pedonales, dhe nje Teater i Ri te vendosej diku tjeter, qofye me te njejten arkitekture qofte modern, por si qytetar i Tiranes qe vuan per hapesira , kisha kete mendim. Nje shesh i ri tek Pedonalja, me nje shatervan ect, mendoj se do te ishte nje gje e bukur...

    Përgjigju
  • Klodi: 24/05/2020 19:39

    Cdo qytetar me mend ne koke pasi kishte pare gjendjen e Teatrit dhe pasi tekniket treguan anen e amortizuar as nuk e diskutonin qe nje Teater i ri duhej bere. Keta palaco qe e moren peng ne vend qe te betrisnin per kushtet skandaloze te mykut e te minjve dalin ulerasin tani. Artan Imami ne ju besojme sic besojme Altin Bashen Hervin Culin dhe te tjere te rinj te talentuar. Nuk besojme talebanet e droguar si Neitan Licaj apo aktorin emigrant te deshtuar Budina

    Përgjigju
    • Vucicdoli: 24/05/2020 23:24

      @Klejs 3 stadiumet e futbollit!!! Qendrat e qyteteve i rindortoi plus ka filluar rrugen e Kombit. Per punen e energjise spo flasim fare.

    • Klejs: 24/05/2020 21:28

      PO di gje kush e la ne ate gjendje!? Ashtu e lane eproret e tu qe te japin rrogen e te poshterojne duke te detyruar te shkruash ne cdo faqe interneti e cdo faqe FB insta etj pro shembjes. Ne periudhen e karantine vec ndertimet nuk ndaluan, madje vazhdonin me nje ritem te cmendur. Eproret e tu e disa te tjereve e kane lene Tiranene e Shqiperine ne mizerje, per te nenshtruar ty e te gjitheve ne. Bej vetes nje pyetje: Cfare ka bere ne qeveri ER per 7 vite? permend 2 projekte te medha. (Hic, asgje ska bere. Vect llomotitjeve ne FB) Po ky tjetri per 5 vite ne Bashki cka bere, permend 2 projekte te medha qe te kane permiresuar jeten ty. (te ka rritur taksat, ujin , banese, parkingjet, trafikun, urbanin) Tung

  • Shqiperia: 24/05/2020 18:31

    Artan imami partia socialiste eshte krenar per ty plani shkoi sic deshem ti do maresh pjesen tende te ryshfetit bravo

    Përgjigju
  • Eureka: 24/05/2020 18:31

    Bravo..,Beno!..vertet meriton respekt!

    Përgjigju
  • Une: 24/05/2020 18:26

    Ja si flet dikush me dy pare mende ne koke, nuk ka nevoj te uluras si i cmendur, te shaj, ofendoj apo te thote marrezira. Bravo e te lumte per edukaten qyqetare qe percjell. Edhe dikush qe nuk eshte dakord me ty te degjon me kenaqesi.

    Përgjigju
  • biksi: 24/05/2020 18:11

    Qe askush nuk e pengon dot ndertimin e teatrit kjo nuk diskutohet sepse po te vendosnin nje grup plerash me ne krye Budinen dhe ate pisanjosin Licaj te frymezuar nga PD dhe LSI sepse vendos shumica. Sipas ketyre plerave qe jane vetem per regres nuk do te ish ndertua as kendi i lodrave te liqeni, amfiteatri, rruget te liqeni, stadjumi, bulevardi, pazari i ri, sheshi te Skenderbeu, opera e plot kende lojrash e rruge. Po Luli cfar beri, a po beri trampin, trapin se asgje nuk beri vetem vodhi.

    Përgjigju
    • Klejs: 24/05/2020 21:31

      Harrove me permend pallatet e ndertuara si ne cmenduri, sa kur ra termeti nuk kishe ku te ruaje koken zotrote, se skish nje hapesire pa pallate.

  • Ben Tironci: 24/05/2020 18:03

    Qytetar dhe aktor i mire Artan Imami

    Përgjigju
  • Konjak: 24/05/2020 18:03

    Z Imami thotse ; godina e Teatrit Kombetar te ikte me nder ,dhe as ma ka prishur rutinen e mengjesit te 17 majit . Domethene se , teatri paska bere zagarlleqe , dhe si i tille , iku pa u felliqur . Dhe zoteria Imami nukse e cau trapin fare kur e rrezuan , pamvaresisht se ka punuar per plot 30 vjet ,ka rritur femijet dhe ka punuar si zoteri . Pa le qe ka qene i nderuar e s'ka nxjerr ze , pamvaresisht perbaltjet nga zoterinjt , Pitarka , Pelingu , Xhepa etj per ate "karakatine ", te cilet , ashtu si nen ze , ankesat ja kan bere z Imami , pasi nuk eshte se kishin shume kurajo , per tjua thene organeve kopetente .Paskesaj , cili eshte ai rob zoti ,qe i del perpara ketij zoterie , dhe gjithe te rinjeve , qe ky i di mir se jo vetem jan per teater te ri , por pikerisht do ndertohet atje ku lidhi gomarin Nastradini , si dhe ku ka vendosur gurin e pare , vellai i Nastradinit . Po si eshte e mundur , ky intelektual te mos trajtoje problemin , saktesisht ashtu si eshte , dhe te jap nje mendim individual , pikerisht per ate institucion , qe ka punuar e jetuar per 30 vjete . Mendimi i ketij zoterie , dhe te tjere si ky , duhet te jete profesional , dhe jo politik , sic duket perseshumti ne shkrimin e tij .

    Përgjigju
    • Pjeter: 24/05/2020 19:23

      E lexova e rilexova,nuk pashe ndonje mesazh politik te ky Imami,perkundrazi,ne ekuiliber,dhe pa qene ofensiv per askend.Qendrime politike une pashe te Budina,kerkoi rrezim qeverrie,deklatoi formacion te ti politik.As ti zotrote per vec se nenvizon si "problem real"nuk po te kuoton kush,se cili eshte problemi real.Sinqerisht o ti Konjak,ndoshte kishe qellim te mire,por komenti jot te doli pak i turbullt,dhe eshte pak veshtire te kuptohet,ç'fare do te thuash.

    • Une: 24/05/2020 18:21

      Kot po pyes di shqip ti sepse ai po flet per njerez qe kuptojne gjuhen shqipe. Artan Imami ka nje fare burrerie dhe po e thote hapur ate qe mendon shumica shume qarte, paster, thjesht, pa fyherje e pa ofendime. Nuk e njihja me perpara por me ka bere shume pershtypje positive dhe ka ju ka pelqyher shumices se njerezve keto dite me argumentat e tij. Vetem te semuret dhe fantazistet e PDs apo LSI mendojne ndryshe.

  • Une: 24/05/2020 17:59

    Hiqeni ate koklopen d he vendosni Artan Imamin president.

    Përgjigju
  • Afrim: 24/05/2020 17:23

    Brezi i ri don te aktroje ne te njejten skene ku ka aktruar Naim Frasheri me pare o zoteri! Ti thua ti zerojme emocionet dhe lavdine e asaj skene sepse keshtu eshte me mire....ste kuptoj dot! Sinqerisht!

    Përgjigju
    • Tirona: 25/05/2020 14:55

      O Vicidol , shpellari! Aktori Naim Frasheri ka lindur ne Leskovik me 15 Gusht te vitit 1923 dhe ka vdekur me 13 Shkurt te vitit 1973

    • Vucicdoli: 24/05/2020 23:18

      Shkrimtari Naim Frasheri ka lindur ne 25 Maj 1846 dheka vdekur 20 tetor 1900. Kurse godina u ka ndertuar 30 vite mbrapa Apo thuaj lesho ndo1 koment pa ditur se cfare po shkruan, rendesi ka vetem vrer me vjell

    • Vucicdoli: 24/05/2020 23:13

      Ah medet, ne cfare situate ja arritur shqiperia? Analfabet te shkalles juaj qe te japin keshilla. O zoteri ndoshta me dijen tende Naimi ka hyper edhe ne Mars? Po simbas Mathematikes nuk del koha Naimit te Aktronte ne kohen e italise!!!!

    • O afrim: 24/05/2020 18:19

      As un ste kuptoj dot sinqerisht ! Ti qe flet kshu nuk ke vajt asnjeher ne teater te shikoje ca gjendje esht . Po ca teatri e ca skene ishte ajo ? Ju i krahasoni me ndertesat ne itali we jan mbi 500 vjecare me e reja . Po ik se turp ai teater si kolibe

  • Shqiperia: 24/05/2020 17:04

    Bravo artan imami je njeri i mire per partine

    Përgjigju
    • TIRONA: 24/05/2020 17:46

      TEATRI U DUKTE SI NJE PLLAKE ARKIVOLI NE MES TE TIRANES, KRAHASOHENI KETE TEATER ME STADIUMIN OLIMPIK TE MILANOS I CILI PRITET TE PRISHEJ DHE NE VEND TE TIJ DO NDERTOHET NJE STAGIUM MODERN BASHKOHOR DHE E GJITHE SHOQERIA CIVILE ITALIANE, PRESIDENTI I ITALISE, KLASA POLITIKE ITALIANE SI DHE TE GJITHE FIGURAT E SHQUAR TE FUTBOLLIT ITALIANE , E MBESHTESIN KETE NISME TE MARE DHE NUK DALIN DHE PROTESTOJNE ASHTU SIC DALIN DHE BEJNE THIRJE PER PROTESTA DISA POLITIKANE TANE TE KORRUPTUAR ME NE KRYE PRESIDENTIN TE MBESHTETUR NGA DISA PSEUDOAKTORE DHE REGJIZORE Q E U KA NGELUR KOHA NE FILLIM VITEVE 1930 PER TE MBROJTUR KETE PLAGE TE QELBUR QE U DUKTE SI NJE PLLAKE VARRI NE MES TE TIRANES.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja