Studiuesi i njohur, Aurel Plasari, ish-drejtor i Bibliotekës Kombëtare, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar.
Plasari ka thënë se ky Teatër ka një histori dhjetëra-vjeçare mbi shpinë. Sipas tij, Teatri s’duhet shembur. Plasari ka folur edhe për çështjen e përmbytjes së bibliotekës kombëtare. Plasari ka folur edhe për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama s’ka natyrë politike demokratike.
Pjesë nga intervista e Plasarit në Report Tv:
Babaramo: Ju jeni shprehur kundër shembjes së teatrit, jeni për ruajtjen e tij. Pse? Projekti i qeverisë është të prishet.
Plasari:Jam shprehur kundër vënies së kazmës ndaj monumenteve historike. Ai kompleks mbart një kujtesë kulturore, historike e albanologjike. Kundër dhunës për të zhdukur çdo gjurmë të shtetit shqiptar. Shteti shqiptar mbushi 100 vjeç, s’është shumë plak. Monumentet maten brenda këtij 100 vjeçari. S’flasim dot për të tjerat se janë histori tjetër.
Kush është halli? Kush po fiton? Qeveria po vjedh? E tha Dash Shehi, ju firmosni paratë shkojnë aty. Aty është halli?! Nuk është halli aty. Një miku ynë, një nga folësit më me kulturë e specifikoi, plus minus. Nuk ka hall njeri, çfarë tradite po humbet qoftë edhe arkitekturore. Që nga kongresi i parë, tek Enver Hoxha. Janë politike është historia e shtetit shqiptar, aty janë bërë koncerte e para, Vivaldi. Koncertet e para me pjesë të zgjedhura.
Kush mund të jetë ai rrugaç që të thotë se ajo ishte një ashtu për ushtarët...? “Dopolavoro?” Jo po ishte një dylberhane për këta. Këta e konsiderojnë si dylberhane, çfarë t’u thuash. Aty janë bërë ekspozita. Aty janë shfaqur filma bashkëkohorë.
Kjo a është shkencë dhe albanologji. Mbaroi historia e luftërave, u shtuan dokumentarët. Luheshin pjesët e zgjedhura, pra edhe në kohë e krizës së luftës, vazhdonte jeta kulturore. Edhe me ndërrimin e regjimit, nuk e përmbysën dot, bënë një progresim. Filmi i parë i pasluftës. Merrnin pjesë nga Enver Hoxha deri tek të tjerë. Janë fillimet e Teatrit. Pjesa e dytë, çfarë ndodhi. Fatmirësisht ishin ruajtur të gjitha dokumentet. Arkivi, biblioteka salla. Në bazë të tyre ishin ndërtuar të gjitha institutet me radhë. Aty i kanë fillimet. Këta jo pllaka që s’duan të vënë. Lëri pllakat “Këtu banoi filani”. Duan që ta prishin, të ndërtojnë një të ri. Le ta ndërtojnë ku të duan. Ku është problemi që ta ndërtojnë një të ri?
Babaramo: Drejtuesit thonë që ka rrezik shembjeje, rrezik zjarri, pavarësisht vlerës historike të shembet. Si thoni?
Plasari: Të bëjnë punën e tyre. Kush i pengoi. Skena e lëvizshme e La Scalës është me komandë me disa metra. Këtë drejtorin që thotë kështu, ta çojnë atje. Përse ka studiuar? Mos është ai drejtori që thotë se banjat nuk janë të mira. S’mund të gjykojnë këta tualetet e italianët, këta që kanë ndërtuar qenefe alla-turka. Edhe në Durrës një varg pallatesh janë ndërtuar nga italianët, më vinte çudi, si ato vaska. Qortojnë këta të qenefeve alla-turke. Bëjini ju më mirë.
Babaramo: Si e shihni ju këmbënguljen e Ramës, këmbëngulje 20-vjeçare për ta shembur teatrin?
Plasari: Këtë këmbëngulje do pak disiplinë shkencore, unë s’jam specialisti. Kemi një personalitet nga ata që bërtasin atje tek Teatri që na thoshte është gjeni.
Nuk dua të përmend emra kur s’janë këtu. Filan fistëku N.N, na ka bërtitur në emisionin e Fevziut, është gjeni është gjeni.
Babaramo: Thoni për zotin Velo?
Plasari: Jo, s’flas me emra unë. Gjejeni ju. Nuk është fusha ime kjo. Po të dojë i jap unë një libër. Mbase mund t’ja lemë Berishës.
Babaramo: Si e shpjegoni ju jo vetëm këtë këmbëngulje, por përgjithësi për shoqërinë evropiane?
Plasari: Nuk besoj që i intereson publikut. E kam shpjeguar në 2010 dhe 2012 që ky person s’ka natyrë politike demokratike.
Publiku se ka çarë trapin, më fal për shprehjen. Publiku ka thënë eh.... kam thënë që ky person ka mllef edhe urrejtje ndaj inteligjencës. Ky person ushqen idetë dhe metodat politike të Fan Nolit, i doli metoda e Nolit. Pyka të vjetra pyka të reja e ka emrin shkrimi im. Ky solli jo pyka po kriminelë. A solli kriminelë?
Babaramo: Ai thotë që jam nxënës i Nolit dhe i Konicës?
Plasari: Po të jetë nxënës i Konicës, Konica i shante të gjithë nga nëna. Nxënës i këtyre është? Iu bëj thirrje të gjithë atyre që shkruajnë të përdorin këta. Konica është pornograf për sharje. U bë problem në parlament, Mehdi Frashëri tha që na ka quajtur “molldomitë”. Ky o nuk njeh Konicën, o nga ky duhet të presim sharje edhe më të mëdha. Ajo e Nolit është diçka tjetër.
Babaramo: Si e shihni ju rastin Majko që braktisi seancën?
Plasari: I kam paraquajtur unë. Pyka të vjetra, pyka të reja. Ky do të sjellë pyka të reja. Si pykat e vjetra vepruan kështu.
Shiko, që ka ndodhur kjo me parlamentarizmin nuk mund të jetë fajtor një individ. Është fajtor një shoqëri. Edhe për ardhjen në pushtet të njeriu të tillë, fajtor është PD. E kuptoj natyrën tënde provokuese të pyetjes, por është një proces që parardhësi krijon rrethanat të vijë në pushtet një njeri i tillë. Është forca parardhëse politike që një njeri të vijë në pushtet. Nëse përmenda një mikun tonë që na bërtiste që është njeri, nga ministër Kulture në Kryetar Bashkie kam parë një ndryshim të madh. Jam përpjekur të ndikoj, që zotëri, Tirana është i vetmi qytet pa bibliotekë. Ajo bibliotekë kombëtare është përmbytur prej 20 vjetësh, jo nga uji, por nga vetvetja. Si shtëpi, ku ti fut mobilje por nuk nxjerr. Njeh ndonjë drejtor që të ftojë Fiksin? Të gjithë gazetarëve të kulturës, iu kam bërë me dije kushtet. Të gjithë këtyre gazetarëve iu jam mirënjohës. Çfarë ka marrë opinioni publik? Tani unë s’iu besoj kur shtiren që u lag libri... Libri nuk do lagej nëse s’do kishte mbingarkesë me libra. Aty nuk ka më korridor, por ka libra përtokë. Nuk ka mbaruar kjo. Ia ke dhënë votën? Unë s’ja kam dhënë. Teatrin e di ai ku e bën, bibliotekën e di ai ku e bën. Se ndaj ia ke dhënë votën. Jo, unë e di e nuk ta them. Ti di ti bësh, bëji. Kur ngec mos thuaj më thuaj thuama ti. S’më do qejfi të ta them.
..nje tjeter Snob Pordhaco_Gjitholog...,i perkedheluri i Sistemit te vjeter..,e te ri
Përgjigju