Masakra e Gërdecit, Mediu kërkon riekspertim të dëmit ekonomik: Ekspertët ishin të palicencuar

TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish për në 26 qershor gjyqin e Gërdecit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet për shpërdorim detyre për masakrën e ndodhur në 15 mars 2008. Avokatët e Mediut kërkojnë riekspertim të dëmit ekonomik.

Në seancë janë paraqitur 5 ekspertët që kanë bërë aktin e ekspertimit 16 vjet më parë, si Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Çela, Mondi Haxhia. Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët e 2008 nuk kanë qenë të pavarur në përcaktimin e dëmit nga shpërthimi në depot e municioneve por shtojcë e grupit të hetimit, ndërsa për Prokurorin e SPAK Klodian Braho nuk ka asnjë argument shtesë që të përsëritet akti i ekspertimit. Sa i takon aktekspertimit ata kanë pasur kohën e nevojshme për ta shqyrtuar tha prokurori i posaçëm.

Por disa prej ekspertëve në gjyq kanë kërkuar kohë të njihen me ekspertizën që kanë bërë në vitin 2008. Një prej tyre, Latif Çela ka thënë se ata nuk janë ekspertë të licencuar dhe raporti nuk mund të merret si ekspertizë, sepse ata kanë bërë verifikim dokumentacioni, pra kanë dhënë mendim të specializuar për prokurorin e çështjes të asaj kohe Sokol Stojani, jo ekspertizë. Në përgjigje gjyqtarja Irena Gjoka u tha se kështu rezulton se kanë bërë ekspertizë të rremë, por eksperti Çela sqaron se ata janë thirrur nga grupi i hetimit si ekspertë.

Latif Çela: Dua të sqaroj pozicionin tonë. Ne nuk jemi ekspert të licencuar, raporti jonë nuk mund të merret si ekspertizë. Ne kemi bërë një verifikim dokumentacioni, i kemi dhënë mendim prokurorit të çështjes por jo ekspertizë. Kemi dhënë mendim të specializuar që na është kërkuar

Gjyqtarja Irena gjoka: kështu i bie të keni kryer akt ekspertizë të rremë?

Çela: Absolutisht jo, ne s'jemi thirrur si ekspert

Mondi Hoxha: kërkojmë kohë të njihemi

Edhe ish-ministri Mediu deklaroi se nuk është njohur me këtë akt duke këmbëngulur për një ekspertizë të re, si në gjyq, por edhe jashtë sallës. 

"Unë ua kam thënë që nuk jam njohur me këtë akt. Kjo situatë tregon tendencën për të na çuar në absurditetet. Edhe zotërinjtë thonë që nuk kanë qenë ekspert të liçencuar. Shoh një tërheqje të prokurorisë, duke insistuar në mos thellim të veprimeve duke marrë për bazë një akt ekspertizë që sështë bërë nga ekspertë. Kërkojmë të bëhet akt ekspertizë e re. Kam kërkuar aktet në prokurori e gjykatë dhe nuk i kam marrë. Nëse duam një proces që s’është thjesht vullnet i njëanshëm i prokurorisë le të bëjmë një debat normal gjyqësor” tha Mediu brenda në gjykatë

"Të caktohen ekspertë të mirëfilltë sipas rregullave dhe ligjit. Të mos rrimë ne një proces që zhvillohet dhe mos të dëgjojmë njeri- tjetrin. Duhet ti kemi armët e barabarta si në akuzë dhe në mbrojte. Mendoj se është shumë e rëndësishme për të dëgjuar vetë ata që quhen ekspertë dhe kanë firmosur si të tillë dhe mendoj se kontradikteti më i madh e bën këtë akt të pavlefshëm. Dua të kërkoj se si prokuroria dhe gjykata të çmojnë të vërtetën e asaj që ka ndodhur në procesin e Gërdecit", tha Mediu jashtë gjykatës. 

Kërkesa e avokatëve të ish ministrit Mediu është që të kryHET akt ekspertimi me 3 ekspertë të pavarur tani 16 vjet pas masakrës që u mori jetën 26 viktimave dhe la qindra ta plagosur.

SPAK ka kundërshtuar të dyja kërkesat për ri-ekspertime, pasi sipas akuzës në vitin 2009 i pandehuri është njohur me te gjitha aktet. Dëmit financiar në Gërdec, sipas ekspertëve në atë kohë referuar llogaritjes së çmimeve për shtetin ishte rreth 8.7 milion USD, ndërsa rreth 60 milion leke të reja kostoja e transportit të municioneve të bëra nga ushtria për përfituesit privatë të demontimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi