Kryeministri Edi Rama  shprehu sot sërish vendosmërinë se Teatri aktual Kombëtar do të shembet dhe mbi rrënojat e tij do të ndërtohet një ri. “Nuk harroj Teatrin e ri Kombëtar të cilin do ta ndërtojmë me sesbën dhe për turpin e të gjithë atyre që e kanë baltosur pa lindur projektin tonë le ta bëjmë teatrin e ri kombëtar një kryevepër të konfirmuar ndërkombëtarësisht ashtu si Arena“, shprehet Rama.

Por, pas deklaratës së tij ka reaguar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që thekson se nuk do të lejojë shembjen e godinës. "Rama kërkon që të përfitojë sa më shumë truall të vlefshëm për ndërtuesit e tij, por e drejta është në anën tonë. Ne jemi të bindur se ai nuk do të guxojë që të ndërmarrë asnjë hap kundër teatrit, ashtu sikur nuk ka guxuar deri tani. Të gjithë së bashku duhet të ndalojmë këtë gjenocid urban, që po rrezikon të ardhmen e qytetit" thuhet ndër të tjera në përgjigjen për Ramën.