Teatri Eksperimental çel sezonin teatror me dy shfaqje të reja për spektatorët e vegjël.   “Gjiganti i Madh i Mirë” me regji të Donald Shehut dhe Roland Zeqaj do të ngjitet në skenë çdo të shtunë.
 
Ndërsa “Meri Popins – Dëshira perfekte” me regji dhe tekst të Endri Çelës do të ngjitet në skenë çdo të dielë.
“Meri Popins” ngjitet në skenë me truke magjike, muzikë dhe tekst në shqip.

Skenografia e Beqo Nanaj shoqërohet me videot e Renato Aliçkollit. Kostumografia e Sofi Karasë i ka bërë personazhet më atë afërt me fëmijët.

Teatri Eskperimetal “Spahivogli” tashmë ka një orar të caktuar për fëmijët, ora 10.30. Në këtë orë fëmijët do të ndjekin për çdo të shtunë “Gjiganti i Madh i Mirë” dhe çdo të dielë “Meri Popins – Dëshira perfekte”.

Rishfaqja e këtyre dy premierave do të vijojë deri në fund të dhjetorit. 

tetari per femije

tetari per femije

tetari per femije

tetari per femije

tetari per femije
Foto të tjera

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)