Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!

Shfaqja “Rrëfimet e kohës” me regji e koreografi të Anna Possarnig vijon sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental në Tiranë.

Komedia "10 vjet martesë" me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas vijon nga sot në orën 19.00 deri të dielën në sallat dedikuar artit e kulturës  pranë Komunës së Parisit.

Talenti i teknos nga Berlini, Dj Paul Kalkbrenner mban sot në orën 19.00 një shfaqje ‘live’ në sheshin “Italia” në Tiranë.

Drama e nobelistit gjerman Gerhart Hauptman vijon nga sot deri të dielën në orën 19.00 në teatrin “Metropol”  me regji të Andia Xhungas dhe Indrit Çobanit.

Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” me regji të Altin Bashës, vijon sot në orën 19.00 deri në datë 28 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Komedia “Tartufi” e Moliere jetësohet këtë mbrëmje në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar nga trupa e Teatrit të Gjilanit me regji të Qëndrim Rijanit.

Studentët e klasës së kantos mbajnë këtë mbrëmje në orën 19.00 në Universitetin e Arteve një koncert nën udhëheqjen e pedagoges Ulpiana Aliaj.

Mbahet sot në orën 18.30 në Shtëpinë Studio Kadare një mbrëmje poetike të ftuar special poetin e përkthyesin  Primo Shllaku.

Me hyrje të lirë për publikun shfaqet këtë mbrëmje në orën 18.00  në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve filmi “Ata që s’fluturuan tutje”.

Aktrim, balet e muzikë, gjimnazistët e Korçës vijojnë këtë mbrëmje në orën 18.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi”, të dhurojnë spektakël në kuadër të programit “Rin Show”.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?