TIRANË, 27 Prill / ATSH / - "Guliver " Udhëtim në Liliput mban emrin premiera per vitin 2015 në Teatrin Kombëtar për Fëmijë, njohur më së shumti si Teatri i Kukullave.
E cilësuar nga teatri si një shfaqje komike me kukulla e cila bashkon fuqinë e mëndjes me atë të trupit, "Guliver " Udhëtim në Liliput  satirizon demagogjinë e fuqive të mbinatyrshme dhe zhvesh mbretërit nga petku i tyre e i kthen në të njerëzishmen e përditshme.
Guliveri, një gjigand i paftuar i cili në dukje është një rrezik për mbretërinë e Liliputëve ,njerëz trup e mendjeshkurtër gjithashtu, shndërrohet në heroin i cili jo vetëm rikthen paqen midis dy mbretërive por edhe paqen në zemrat e tyre.
Një komedi plot të papritura vjen në premierën e saj në datat 1- maj ora 19:00,
dhe në fundjavë 2 maj ora 10:30 dhe 11:30. Shfqja  "Guliver " Udhëtim në Liliput do të mbahet edhe në  3 maj ora 10:30 dhe 11:30 në Teatrin e Kukullave.
/k.m/ /a.ke/