Teatri i Metropolit në Tiranë
thirrje të hapur për projekte të reja

Teatri i Metropolit në Tiranë<br />thirrje të hapur për projekte të reja
Teatri i Metropolit në Tiranë bën thirrje të hapur për propozimin e projekteve të reja për realizimin e veprave teatrale si pjesë e sezonit artistik 2016.
 
Bëhet fjalë për bashkëpunim më institucionin.
 
Thirrja e cila është publikuar sot përcakton se do të merren parasysh vetëm propozimet për realizimin e premierave të reja, të pa dhëna në skena brenda territoreve shqipfolës.
Teksti mund të jetë i ri ose vepër ekzistuese, e cila nuk është vënë në skenë në Tiranë në katër vitet e fundit.
 
“Vepra mund të jetë e çfarëdolloj zhanri; mund të aplikoni për kategoritë: teatër për të rritur (publiku 15 +vjeç ), teatër për fëmijë (publiku 2- 10 vjeç), aplikanti duhet t’i ketë të përcaktuara të drejtat e autorit dhe lejet e nevojshme për shfrytëzim”, lajmëron institucioni, ndërsa theksohet se vepra nuk duhet të përmbajë material që nxit dhe justifikon diskriminimin, stereotipizimin, seksizmin apo dhunën ndaj entiteteve të ndryshme.
 
Një kriter tjetër është që minimumi 50% i grupit realizues (regji, aktorë, skenografe, kostumografe, teknike, etj) duhet të merren me audicion të përbashkët me institucionin dhe teksti duhet të jetë i formatuar sipas shembullit të ofruar nga institucioni mund të aplikojnë me propozime projektesh regjisore ose grup artistësh. 
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri