Teatri i Operas dhe Baletit, tualete
në gjendje skandaloze për publikun

Teatri i Operas dhe Baletit, tualete<br />në gjendje skandaloze për publikun
Tualetet e publikut në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, këtij institucioni elitar të vendit janë në kushte nga më të këqijat. Të ndërtuara në katin e nëndheshëm ato janë në një gjendje të papranueshme për t’u përdorur. Gropat “allaturka”, mungesa e aksesorëve shpëlarës dhe të aksesorëve të ajrimit krijojnë një atmosferë të rëndë. 

Teatri i Operës dhe Baletit është një nga insitucioenet më të frekuentuara nga publiku. Nuk kanë munguar premierat e jashtëzakoshme të këngëtareve dhe balerinëve të këtij institucioni. 

Surprizat me këngëtarët botërorë të operës si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu apo koroegrafitë e Angjelin Prelcocaj janë ndjekur nga publiku që parakalon me veshje shik në tapetin e kuq. Zakonisht premierat zgjasin dy orë me pushim të ndërmjetëm. E gjatë pushimit a do të guxonte ndonjë zotëri apo apo zonjë t’i përdorte këto tualete. 

Teatri i operës është i vetmi institucion që po lihet në këtë gjendje. Ndryshon puna në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtori i institucionit Ilr Kerni pohon se është në pritje që të rregullohen. Por duket se gjendja do të vijojë, sepse kjo s’mund të bëhet me fondet e premierave, që janë vetëm 15 milionë për 290 shfaqjet e programit vjetor.

tualeti
tualeti
banjot e teatrit
FOTO

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri