Teatri i ri Kombëtar dhe Teatri Opozitar

Teatri i ri Kombëtar dhe Teatri Opozitar

Godina e Teatrit Kombëtar që u shemb

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur të martën se pasi shembën barbarisht Teatrin, tani po shembin edhe shtetin e të drejtës, pasi vendimi i KKT-së është presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Në një status në FB, Vokshi thekson se “në fillim thanë se Teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para, por mashtruan, ndërsa sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik,pa kulla, por përsëri mashtrojnë”. Sipas saj, pasi shembën në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës duke vendosur  fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri. Nga ana e tij Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar këtë të martë, lejen për Teatrin e Ri Kombëtar. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke publikuar dhe disa foto të projektit. Në postimin e tij, Veliaj thotë se me Teatrin e ri Kombëtar, do të ketë ‘0 kulla në territor’.

Sigurisht duke nxjerrë bllof Lulin. Asokohe shembja e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar shkaktoi një valë protestash, gjatë të cilave pati edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave policore. Por më komike mbetet ‘shqetësimi’ ose teatri i opozitës me Teatrin e ri Kombëtar. U zgjuan nga pushimet, u ngritën nga çadrat e plazhit, dhe ‘hop’ nxorrën  kokën në FB, duke u marrë me investimet e reja  të qeverisë. Ata që kanë 4 vjet që ja futin gjumit, ata që sapo dëgjojnë ndonjë thirrje proteste ngrihen dhe u bashkohen qoftë edhe fermerëve të Divjakës për shalqinin, tani u kujtuan se Teatri i ri Kombëtar nuk duhet të ndërtohet derisa të shprehet gjykata, ose ndoshta derisa ata të vijnë një ditë në pushtet….. Pasi i lanë vetëm aktorët dhe artistët, pasi i mashtruan me firmosje ‘aleancash’ me defterë bakalli, opozita e Lulzim Bashës nisi të luajë teatrin e rradhës veror, duke patur si argument  kësaj here, Teatrin e ri Kombëtar. Jo vetëm sipas fotove të postuara nga zoti Veliaj, por edhe sipas projektit të detajuar nga KKT-ja, rezulton se godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë moderne, multifunksionale, dhe me  të gjitha kushtet e duhura për aktorët dhe spektatorët e saj.

Ndryshe nga ajo ç’ka ishte deri para disa muajsh, një karakatinë e ngritur për ‘Dopo lavoro’ por që shërbeu për afro 60 vjet si Teatri Popullor, duke mos humbur vlerësimin se brënda saj luajtën rolet e tyre emra të mëdhenj të artit skenik dhe kinematografik. Teatri i opozitës me Teatrin e ri Kombëtar, ka vite që ka nisur, por u konturua politikisht kur vëllezërit Budina dhe disa të tjerë (militantë të PD) hartuan dhe firmosën ‘aleancën për teatrin’.  Sa qesharake. Ajo nuk ishte asgjë tjetër, veçse një shkresë në formatin e bardhë A/4, e cila bënte palë në ‘të mirë dhe në të keq’, aktorët me Lulzim Bashën. Palët detyroheshin ti përgjigjeshin njëri-tjetrit në ‘kohë të vështira të regjimit Rama’, por edhe në ‘kohë të arta të qeverisjes re Basha’. Një aleancë e dështuar dhe e keqpërdorur, që u kuptua shumë shpejt nga  shumica e aktorëve dhe artistëve, të cilët duke zbuluar qëllimet djallëzore të opozitës, u larguan dhe u bashkuan me  idenë dhe investimin e të ardhmes së Teatrit Kombëtar.

Ashtu si deri sot, edhe me investimin madhor të Teatrit të ri Kombëtar, asgjë nuk mund ta zhbëjë dhe zbehë, rrugëtimin drejt krijimit të një koncepti të ri bashkohor edhe në fushën e të bërit art, kulturë, krijimtari artistike në mënyrë  krejt të pavarur, dhe më kryesorja në kushte dinjitoze si kudo në Europë. Teatri i opozitës me Teatrin e ri Kombëtar,merr ngjyrime qesharake dhe mosbesuese sapo dikush nga selia blu, nxiton të bëjë avokatinë e së shkuarës pas së cilës Lulzimi gjithmonë ka patur se çfarë të fshehë……..

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë