Teatri, KE i kthen përgjigje opozitës: Kemi kërkuar informacionin përkatës, po shqyrtojmë rastin

Teatri, KE i kthen përgjigje opozitës: Kemi kërkuar informacionin përkatës, po shqyrtojmë rastin

Teatri Kombëtar

Komisioni Europian i është përgjigjur shqetësimit të partisë Demokratike lidhur me ligjin e Teatrit. Në një letër të firmosur nga drejtoresha e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera, flitet për shqetësimin e shprehur lidhur me procedurat për negocimin dhe lidhjen e kontratës për projektin e Teatrit Kombëtar.

Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të paraqesin informacion shtesë përsa i përket këtij ligji special në mënyrë që të vlerësohet pajtueshmëria e tij me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë si dhe gjithashtu me rregullat e Bashkimit Europian në fushën e ligjit për konkurencën dhe prokurimet publike.

 Genoveva Ruiz Calavera

Më pas, theksohet se pas dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar, Komisioni do mund të procedojë me rishikimin e nevojshëm si dhe respektivisht do të angazhohet me autoritetet shqiptare për këtë çështje.

Letra i është dërguar edhe kryetarëve demokratë të komisioneve parlamentare si dhe për dijeni ambasadores së BE në vendin tonë Romana Vlahutin.

Ligji për Teatrin u kthye të shtunën nga presidenti i Republikës së Shqipërisë për rishqyrtim në Kuvend. Në dekret thuhej se ligji binte ndesh me parimet e kushtetutës dhe me të drejtën e pronës në republikën e Shqipërisë.

Letra e Genoveva Ruiz Calavera:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë