Teatri Kombëtar i Operas merr
çmimin “Arrëthyesi i artë” në Itali

Teatri Kombëtar i Operas merr<br />çmimin “Arrëthyesi i artë” në Itali
Një Gala e madhe do të mbahet në mbrëmjen e 25 Qershorit në Romë të Italisë, ku do të jetë edhe momenti i dorëzimit të çmimit “Lo schiaccanoci d’oro”.

Festivali ndërkombetar “della danza e delle danze” do të mirëpresë performanca të shkëlqyera dhe artsitë e personazhe nga më të spikaturit në fushën e baletit, në këtë festë të madhe që do të zhvillohet në datat 23 deri në 25 Qershor 2016 në Romë të Italisë, pohon drejtori i Teatrit Kombëtra të Operës dhe baletit Ilir Kerni.
 
Në edicionin e tij të dytë festivali ka mbedhur disa figura jo pak të njohura edhe në vendin tonë. Carla Fracci, emri i njohur në fushën e baletit do të jetë e ftuara speciale e festivalit dhe po ashtu balerinët shqiptarë Kledi Kadiu dhe Anbeta Torormani.
 
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të sjellë në këtë arenë tre ditore të muzikës 2 performanca, ku përfshihet baleti modern dhe ai klasik, të interpretuara nga Trupa e baletit të TKOBAP.

Galaja e madhe e cila do të mbahet në mbrëmjen e 25 Qershorit do të jetë edhe momenti i dorëzimit të çmimit “Lo schiaccanoci d’oro” i cili këtë vit vjen në Tiranë në Teatrin tonë Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për kontributin dhe dedikimin e këtij teatri në zhvillimin e artit dhe baletit në veçanti.

teatri
 
 Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës