MAQEDONI- Në “Festivalin e Shekspirit në Manastir, Maqedoni” i cili po zhvillohet këto ditë (nga datat 19 deri më 26 korrik) marrin pjesë 8 teatro nga e gjithë bota si ai Rus, Meksikan, Turk etj. Mbrëmë ishte rradha e “Teatri Kombëtar” i cili merr pjesë në këtë festival me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” të autori Uilliam Shekspir. Shfaqja u ngjit në skenën e “Bitola International Shakespeare Festival” në regjinë e shekspirologut amerikan John Blondell.
Regjisori amerikan ka ngjitur në skenë për këtë pjesë aktorë si Ervin Bejlerin, Klea Konomi, Erjona Kakeli, Neritan Liçaj, Indrit Çobanin, Elia Zaharia etj. Edhe pse “Bitola International Shakespeare Festival” nuk është një festival me çmime, trupat që ngjiten në skenën e tijë janë ndër trupat më të njohurat në rajon e më gjerë. Pjesa e famshme e Shekspirit e cila trajton temën universale të dashurisë dhe pështjellimet e saj si epshin, zhgënjimet, çoroditjen dhe martesën, sjellet në një koncept ndryshe nga tradicionalja.
E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, që shpreh në mënyrë jashtëzakonisht lirike disa prej temave më të shkëlqyera shekspiriane, ku më të dukshmet janë ato të dashurisë,të ëndrrave dhe të imagjinatës krijuese. Në fakt, studimi i detajuar i tekstit nga kritikët e shekullit të njëzetë çoi në një ndryshim domethënës për statusin e veprës, i tillë që kapërcen pakuptimshmërinë e historisë së saj dhe përqendrohet te cilësitë e rralla lirike.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com