Teatri Kombëtar, nesër mblidhet 'Veprimtaria Prodhuese' për përcaktimin e procedurës së kontratës

Teatri Kombëtar, nesër mblidhet 'Veprimtaria Prodhuese' për përcaktimin e procedurës së kontratës

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese

TIRANË- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin do të mblidhet ditën e nesërme në orën 15:00.

Në këtë mbledhje, do të bëhet shqyrtimi i dekretit të presidentit Meta për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: "Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Mbledhja e Komisionit vjen pas letrës që mbërriti në Kryeministri nga Bashkimi Evropian, që këshillon qeverinë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Pas letrës, kryetari i këtij Komisioni, Eduard Shalsi u shpreh se shumica po reflektonte, ndërsa kishte vendosur që të amendonte  dekretin e kthyer nga Meta për të rihapur garën.

Mund të ndërhyjmë në projektligj, të korrektojmë diçka, ju jeni në dijeni të argumenteve nga Presidenti, BE dhe opinioneve që kanë qarkulluar. Është thënë se është godinë me vlera ta veçanta, por askush nuk e ka klasifikuar nga trashëgimia kulturore. Teatri ekzistues përveç anës emocionale, nuk përfaqëson ndonjë vlerë, prandaj duam ti japim Tiranës një teatër modern. Si pasojë e një kërkese, nga një subjekt i njohur, paraqiti një kërkesë. Debati ka qenë a duhet apo jo të ketë një garë. Subjekti zotëronte një sipërfaqe dhe ne e morëm kërkesën parasysh. Nëse do të ishte diskutuar më me seriozitet, mund ta kishim marrë në konsideratë edhe në fillim. Po kristalizojmë idenë për ta përmirësuar ligjin. Dekreti ka shumë pika, disa nga të cilat nuk biem dakord. Ndërkohë që një pikë, ne mendojmë ta përmirësojmë  është që të mos jetë një subjekt, por një thirrje të hapur për cilindo subjekt për ta zhvilluar. Po reflektojmë dhe duam të marrim në konsideratë argumentin, që të mos kemi një subjekt, për projektin. Nuk është rasti i parë që dekretet e Presidentit amendohen, ka ndodhur me ligjin e Turizmit apo Legalizimet. Do të kemi ftesë për cilindo subjekt të interesuar. Komisioni do të gjykojë, do të negociojë para se të vendosë.

Eduard Shalsi

Por mënyra e vetme për ta rishkruar ligjin është pranimi i dekretit të Metës dhe automatikisht rrëzimin e ligjit të miratuar më datë 5 korrik.

Pas votimit në komision, dekreti do të jetë gati për t’u miratuar në seancën e 20 shtatorit siç është parashikuar. Pranimi i dekretit zeron ligjin paraprak dhe i kalon të drejtën qeverisë që të risjellë në Kuvend një ligj të ri, në vijim të rekomandimeve të Komisionit Evropian.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë