Letra e BE për ligjin e Teatrit, Shalsi: Po reflektojmë, do të rihapim garën

TIRANE-Pas letrës që mbërriti në Kryeministri nga Bashkimi Evropian, që këshillon qeverinë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi u shpreh sot në një komunikim për mediat se shumica po reflekton, ndërsa ka vendosur që të amendojë dekretin e kthyer nga Meta për të rihapur garën. Shalsi tha se dekreti i Metës do të amendohet, vetëm në pikën që përcakton hapjen e garës edhe për subjekte të tjera.

Mund të ndërhyjmë në projektligj, të korrektojmë diçka, ju jeni në dijeni të argumenteve nga Presidenti, BE dhe opinioneve që kanë qarkulluar. Është thënë se është godinë me vlera ta veçanta, por askush nuk e ka klasifikuar nga trashëgimia kulturore. Teatri ekzistues përveç anës emocionale, nuk përfaqëson ndonjë vlerë, prandaj duam ti japim Tiranës një teatër modern. Si pasojë e një kërkese, nga një subjekt i njohur, paraqiti një kërkesë. Debati ka qenë a duhet apo jo të ketë një garë. Subjekti zotëronte një sipërfaqe dhe ne e morëm kërkesën parasysh. Nëse do të ishte diskutuar më me seriozitet, mund ta kishim marrë në konsideratë edhe në fillim. Po kristalizojmë idenë për ta përmirësuar ligjin. Dekreti ka shumë pika, disa nga të cilat nuk biem dakord. Ndërkohë që një pikë, ne mendojmë ta përmirësojmë  është që të mos jetë një subjekt, por një thirrje të hapur për cilindo subjekt për ta zhvilluar. Po reflektojmë dhe duam të marrim në konsideratë argumentin, që të mos kemi një subjekt, për projektin. Nuk është rasti i parë që dekretet e Presidentit amendohen, ka ndodhur me ligjin e Turizmit apo Legalizimet. Do të kemi ftesë për cilindo subjekt të interesuar. Komisioni do të gjykojë, do të negociojë para se të vendosë.

Eduard Shalsi

Komisioni përgjegjës, ai i Veprimtarisë Prodhuese do ta shqyrtojë këtë çështje javën e ardhshme. Eduard Shalsi do të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit Meta që e kthen ligjin për teatrin për rishqyrtim. Por, pavarësisht asaj që tha sot Shalsi, mënyra e vetme për ta rishkruar ligjin është pranimi i dekretit të Metës dhe automatikisht rrëzimin e ligjit të miratuar më 5 korrik. Pas votimit në komision, dekreti do të jetë gati për tu miratuar në seancën e 20 shtatorit siç është parashikuar. Pranimi i dekretit zeron ligjin paraprak dhe i kalon të drejtën qeverisë që të risjellë në Kuvend një ligj të ri, në vijim të rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Kjo letër nuk prek në asnjë rast thelbin, duke mos shprehur kundërshti për rrëzimin e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e teatrit të ri. BE-ja shpreh shqetësim vetëm për një prej pikave, atë të pjesëmarrjes në garë të vetëm një kompanie. Duke marrë në konsideratë qëndrimet që ka mbajtur mazhoranca pas letrës së BE-së, në Kuvend do të vijë një ligj i ri që sërish do të ketë objekt ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar, por do të rindërtohet struktura e ligjit, duke lënë të hapur mundësinë e garimit edhe të kompanive të tjera, veç firmës FUSHA.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër