Teatri Kombëtar, prokuroria rrëzon PD për arkitektin danez: Nuk ka prova se ka shkelur ligjin

Prokuroria e Tiranës rrëzon Partinë Demokratike në lidhje me padinë që ajo ka bërë ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels, se ka shkelur ligjin me projektin e Teatrit të Ri. Vendimi për pezull të hetimit të çështjes penale u dha nga prokurori Saimir Hysa më 11 nëntor 2019, me argumentin se nuk ka asnjë provë që vërteton akuzat e Partisë Demokratike, por se çdo gjë është në kuadrin e hamendësimeve dhe e pambështetur në asnjë prove serioze. Sipas opozitës arkitekti danez ka shkelur ligjin dhe akuzohet për korrupsioni pasiv pasi ka marrë përsipër realizimin e projektit në mënyrë private nga kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës pa nënshkruar një marrëveshje me autoritetet publike dhe zona ku ndodhet godina e teatrit konsiderohej zonë e mbrojtur.

'Arsyetimi se arkitekti danez ofertën apo përfitimin e parregullt të marrë nga 'Fusha' sh.p.k. ja ka kaluar kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë është në kuadrin e hamendësimeve dhe e pambështetur në asnjë provë apo rrethanë serioze. Në rast se bëhet fjalë për vlerën e përfituar nga Bjarke Ingles si shpërblim për punën e kryer prej tij për realizimin e projektit, kjo nuk konsiderohet si përfitim i paligjshëm pasi është një e ardhur që buron nga një punë e kryer realisht dhe të një marrëveshje mes porositësit të projektit cilido qoftë ai dhe arkitektit. Kallëzuesi nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete apo indicje përveç deklaratave publike të bërë nga vetë personat që pretendon se ka kryer këtë vepër penale', shkruhet në vendimin e Prokurorisë së Tiranës.

Në lidhje me akuzat e paligjshmërisë së shembjes së godinës së teatrit, prokurori i çështjes Saimir Hysa shprehet se nuk është kompetence e prokurorisë të gjykojë aktet ligjore të nxjerra nga organet shtetërore nëse duhet shembur apo jo ajo godinë.

Nuk është në objektin e punës së prokurorisë të gjykojë mbi vlefshmërinë e akteve ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetëror si dhe mbi faktin nëse duhet shembur ose jo godina e teatrit Kombëtar. Ky proces kalon nëpër institucionet të ndryshe të cilët do të shprehen mbi bazueshmërinë e këtij procesi ë ligj. Në këto rrethana nuk mund të fillohet një procedim penal, pasi nuk përbën vepër penale”, shkruhet në vendin e prokurorit gjatë rrëzimit të padisë së PD-së.

Çështja për Teatrin kombëtar ka nxitur debate dhe akuza të shumta mes opozitës dhe qeverisë, ndërsa shkaktoi dhe protesta të një pjesë të aktorëve që kërkonin restaurimin e godinës dhe jo shembjen e saj. Ligjin për shembjen e teatrit Presidenti Meta e ka çuar si çështje në Gjykatën Kushtetuese duke e konsideruar si antikushtetues dhe kriminal.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale