Teatri Kombëtar, Veliaj flet për Report Tv nga Japonia: Problem i ezauruar, do të vijojë ndërtimi! Çdo punë e bukur në Tiranë është kundërshtuar nga disa sharlatanë

Në një intervistë të dhënë live nga Tokio, ku i është bashkëngjitur ekipit tonë kombëtar në lojërat olimpike atje, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se tashmë problemi është tejkaluar dhe gjithccka është bërë në funksion edhe të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

"Ju ftoj të shihni këtë ndertese, e cila i ngjan shumë Parkut Olimpik që kemi bërë në Tiranë, ku ne zhvillojmë aktivitete të ngjashme sportive. Sa sherr u bë për Parkun Olimpik, po pastaj sa sherr u bë për Stadiumin! Stadiumi ku ishte sot Luiza Gega dhe dje Izmir Smailaj, i cili po ashtu u rendit tek më të mirët e botës, ishte një stadium që nuk dallonte fare nga stadiumi yne, kur vjen puna tek struktura, moderniteti, ndaj ne shqiptarët, kur duam të bëjmë gjëra si jashtë shtetit dhe nuk pengojmë njeri-tjetrin, ia arrijmë t’i bejme. Ajo që na ndodh është që ne pengohemi, pengojmë njeri-tjetrin, që gjërat që ne mund t’i bëjmë, siç i kemi provuar për një, dy vjet, marrin zakonisht 10-12 vjet apo 20, apo si në rastin e sheshit Skënderbej, 100 vjet, që pas Pavarësisë, për të vendosur se çfarë do bëjmë me sheshin. Problemi i Teatri eshte ezauruar. Toka i kalon bashkise pa ndërtesë, sepse s’ka ndërtesë. Prandaj Gjykata Kushtetuese thotë: Për sa kohë që s’ka ndërtesë, do i kalosh vetëm truallin, kështu që ka kaluar vetëm trualli, që ne të vijojmë me pasjen e një teatri modern, ashtu siç kemi bërë një park olimpik, siç kemi bërë një stadium”, tha Veliaj.

Ditën e premte Qeveria mori vendimin që sipërfaqja e truallit ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.  Vendimi është marrë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në VKM thuhet se kalon në pronësi të bashkisë së Tiranës, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, ku ka qenë godina e Teatrit Kombëtar, e cila tashmë nuk ekziston më si godinë.

Qeveria ka shfuqizuar vendimin e vitit 2020, që rrëzoi Gjykata Kushtetuese, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Në VKM përcaktohet qartë se Bashkisë së Tiranës i ndalohet që të ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Pasi Gjykata Kushtetuese, rrëzoi vendimin e qeverisë në vitin 2020, që e kalonte pronësinë e truallit të ish-godinës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, qeveria hartoi një projektvendim që i kalon bashkisë tokën ku ishte teatri.

Në projektvendim thuhet se prona i kalon bashkisë, pasi Ministria e Kulturës nuk ka parashikuar fonde për ndërtimin e një teatri të ri, ndërsa nga Bashkia e Tiranës janë bërë tashmë disa veprime paraprake. Po ashtu një tjetër arsye është edhe fakti se sipërfaqja tjetër përreth teatrit, është gjithashtu në pronësi të bashkisë.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e Teatrit të ri kombëtar, ndërsa nuk pranoi kërkesën e Presidentit Ilir Meta për shpalljen antikushtetuese të shembjes së Teatrit. 

Live nga Tokio për Report TV foli edhe president i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli, I cili u ndal te prioriteti që do të ketë disiplina e gjimnastikës e cila arriti një ndër rezultatet më të mira deri më sot.

"Janë 2 filozofi të ndryshme. Ne sot bëmë një takim mes 2 delegacioneve. Ekipi nga Kosova ka një fokus shumë të veçantë në xhudo. Ne duam të punojmë së bashku, që aty ku jemi ne mirë të ndihmojmë të rinjtë atje dhe aty ku janë ato më mirë të na ndihmojnë ata.  Sportistët tanë olimpikë janë punonjës të bashkisë përderisa janë shumica dërrmuese janë anëtarë të klubit sportiv Tirana.  Sportistët tanë kanë performuar mirë. Arritje e Briken Caljas ishte shumë e madhe. Ai ka dështuar në provën e parë prej emocionit të tij shumë të madh dhe prej 'presionit' tonë që e donim me medalje. Ai pati në ngërç në stilin e shkëputjes", tha ai.

Në misionin sportiv të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” marrin pjesë 9 sportistë në 6 disiplina të ndryshme. Atletja Luiza Gega është kualifikuar në finalen e 3000 metrave me pengesa. Peshëngritësi Briken Calja është renditur i katërti në dygarësh në kategorinë deri në 73 kilogramë, me 341 kilogramë në total. Notarja Nikol Merizaj është renditur e treta në baderinë e gjashtë kualifikuese me kohën 26.21 sekonda.Peshëngritësit Erkand Qerimaj i cili  garoi në peshën trupore deri në 81 kg e mbylli në vend të parë baterinë B ku garuan 4 peshëngritës.

 Intervista e plote

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 01/08/2021 11:12

    Cdo pune te mire nga Qeveria aktuale,opozita destruktive aktuale e ka sulmuar per shemti,pa harruar kaosin e shemtise se krimit dhe korrupsionit dhe droges se Lazaratit, qe sundoi kur qeverisnin ata te Gerdecit e Kalimashit.Te cilet tash sulmojne rrenimin e germadhes antivlere dhe ndertimin e Teatrit te Kohes.

    Përgjigju
    • Tao: 01/08/2021 13:28

      Ik mor sufllaqexhiu m.tit. si sju vjen zor mereni me opoziten qe ka vdekur dhe nuk shikoni malin e korrupsionit.babzise.ppp-ve te vjedhjes.Deshtoj dhenia e tokes se filloj Spaku pune se ndryshe do e kishte mar privati per kulla te gjithe sheshin.Do te vij dita edhe ty lali leku te japesh llogari per cdo gje.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë