TIRANË- Krydemokrati Lulzim Basha duket se ka ezauruar të gjitha akuzat ndaj qeverisë Rama lidhur me çëshjen e Teatrit. Ditën e sotme ai ka postuar një reagim të bërë një vit më parë lidhur me këtë çështje ku thoshte se qëllimi i Ramës është grabitja e 200 milionë eurove dhe ndërtimi i kullave. Në fund të reagimit Basha shpreh ekzaltimin e tij për kontratën e nënshkruar me artistët pak ditë më parë e cila sipas tij do të mbrojë teatrin nga shembja.
"Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin, por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro.
Më poshtë deklarata ime një vit më parë me 28 korrik 2018:
"Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.
Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.
Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri."
P. S. I lumtur që kontratën e nënshkruam brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte!", shkruan Basha.
Postimi i bërë nga Lulzim Basha
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1867
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
‘Iluzionet bashkëshortore’, humor dhe dramë në skenën e Teatrit Kombëtar te 'ArTurbina'
26 Janar, 14:08
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
Po çfar të bëj lulka i shkret aq mënd ka lulka bëri 10 vjet në unversitet e se mbaroi dot unversitetin. E jo mē të ket mënd për të drejtuar Shqipërin o lyli mavrin.
PërgjigjuA muk ben Lulushja te drejtoje ate L G B T-ne ?
Keta Jan te mbaruar skan asnje vlere. Mos i nxirrni neper ekrane se ju shkon ters.Me keta ste ecen mbar per 5 vjet.
PërgjigjuBUDALLAI NUK RREGULLOHET KURR
Përgjigju